I dyshuari për sulmin në Solingen të Gjermanisë që la tre të vdekur, i pranon vrasjet

I dyshuari për sulmin në Solingen të Gjermanisë që la tre të vdekur, i pranon vrasjet

Më: 27 maj 2025 Në ora: 14:56
Foto nga vendi i ngjarjes

I dyshuari për një sulm me thikë në një festival në qytetin gjerman të Solingenit doli në gjyq të martën për akuzat për vrasje dhe terrorizëm dhe pranoi fajësinë e tij ndërsa hapeshin procedurat.

Tre persona u vranë në sulmin e 23 gushtit në një “Festival të Diversitetit” që shënonte 650-vjetorin e qytetit në Gjermaninë perëndimore.

Burri sirian, i cili është identifikuar vetëm si Issa Al H. në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, u arrestua një ditë pas sulmit, raporton Associated Press.

Ndaj tij rëndojnë tri akuza për vrasje, 10 akuza për tentativë vrasjeje dhe anëtarësim në një organizatë terroriste të huaj, grupin e Shtetit Islamik, në gjyqin në gjykatën shtetërore në Duesseldorf.

Nuk ka pranim zyrtar të fajësisë në sistemin ligjor gjerman. Megjithatë, i dyshuari pranoi përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të lexuar nga avokatët e tij, raportoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat