Vetura përplas këmbësorët në Berlin

Gjermania

Vetura përplas këmbësorët në Berlin

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një veturë përplasi një grup këmbësorësh në lagjen veriore Wedding të Berlinit të enjten, duke plagosur disa persona, përfshirë fëmijë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, incidenti ndodhi rreth mesditës kur një BMW u përplas me një turmë në një kryqëzim ku ishin të pranishëm disa grupe fëmijësh.

Autoritetet thanë se incidenti ishte një aksident dhe jo një sulm i qëllimshëm. Një kujdestar pësoi lëndime të rënda, ndërsa disa fëmijë pësuan lëndime të lehta, sipas raportimeve fillestare.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, të cilën policia e ka rrethuar ndërsa hetimi vazhdon,.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat