Pësoi aksident të frikshëm, sportisti i njohur: Nuk mbaj mend asgjë

Golf

Pësoi aksident të frikshëm, sportisti i njohur: Nuk mbaj mend asgjë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:21
Pësoi aksident të frikshëm, sportisti i njohur: Nuk mbaj mend asgjë

Lajme të reja mbi aksidentin e Tiger Woods.

Legjenda e golfit u përplas më 23 shkurt në një nga autostradat e Kalifornisë në orët e para të mëngjesit. Shumë aludime u bënë për shkakun e ngjarjes, ku u përfol se Woods mund të kishte qenë i pirë, me shpejtësi apo dhe në gjumë.

Mirëpo, ka qenë vetë ai që ka deklaruar që nuk mban mend asgjë nga ngjarja, duke shtuar akoma dhe më shumë pikëpyetjet për mënyrën se si ndodhi humbja e kontrollit të automjetit. Tiger i ka thënë policisë se nuk e mban mend fare përplasjen, madje as makinën.

Policia ende nuk ka marrë gjak nga Woods për të bërë të tjera testime, pasi supozohej se në ato momente ai ka qenë i vetëdijshëm dhe i kthjellët. Kujtojmë që Tiger ka udhëtuar vetëm për 12 minuta përpara se të dilte nga rruga.

Në ditët në vijim pritet dhe zbardhja e plotë e ngjarjes, por rëndësi ka që ylli i golfit pësoi vetëm një thyerje të këmbës dhe asgjë më shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat