Mësohet shkaktari i aksidentit të frikshëm të Tiger Woods

Golf

Mësohet shkaktari i aksidentit të frikshëm të Tiger Woods

Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:34
Mësohet shkaktari i aksidentit të frikshëm të Tiger Woods

Një raporti i ti mbi aksidentin e frikshëm të Tiger Woods në shkurt ka gjetur se legjenda e golfit ishte shpërqendruar apo kishte zënë gjumi në kohën kur ishte përplasur me makinën e tij.

Gjetjet e hetimit fillestar të policisë tregojnë se Woods nuk ishte nën ndikimin e drogës apo alkoolit kur bëri aksident një muaj më parë.

Megjithatë, sipas USA Today, provat e reja dëshmojnë se Woods ishte i pavëmendshëm apo në gjumë në kohën e përplasjes së makinës së tij.

Sipas mediumit amerikan, fakti që Woods nuk e kishte mbajtur në mend aksidentin dhe mungesa e provave se ai kishte frenuar janë dëshmi e këtij konstatimi.

Woods ishte dërguar në spital pas aksidentit në Los Angeles më 23 shkurt, ku u operua pas lëndimeve të rënda në këmbë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat