Taravari: 13 shkurti i vitit 2019, dita më tragjike për Gostivarin

Gostivari

Taravari: 13 shkurti i vitit 2019, dita më tragjike për Gostivarin

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 18:56
Arben Taravari

“13 shkurti i 2019-s mbetet dita më tragjike për Gostivarin”, u shpreh kryetari i Gostivarit, Arben Taravari gjatë kujtimit të aksidentit tragjik në Llaskarcë.

Ai tha se numri i viktimave nga ky aksident tragjik, është i lartë për një territor siç është Gosativari.

“Nuk mund ta harrojmë asnjëherë, të gjithë banorët e Gostivarit”.

“Urojmë dhe shpresojmë që kurrë mos të përsëriten fatkeqësi të këtilla”, tha më tej Taravari.

Ndryshe, sot para tre viteve ndodhi aksidenti tragjik i autobusit të kompanisë “Durmo Turs” nga i cili jetën e humbën 16 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.

Për këtë tragjedi u hap procedurë gjyqësore, por ende nuk ka vendim përfundimtar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat