Përleshje fizike në ndeshjen e basketbollit në Gostivar, arrestohen disa persona

Gostivari

Përleshje fizike në ndeshjen e basketbollit në Gostivar, arrestohen disa persona

Më: 16 maj 2022 Në ora: 15:18
Përleshje fizike në ndeshjen e basketbollit në Gostivar

Të dielën në sallën e sportit “Rinia” në Gostivar, gjatë një ndeshje basketbolli ndërmjet ekipeve të KB “Gostivari” nga Gostivari dhe KB “Pelister” nga Manastiri është prishur rendi dhe qetësia publike duke hedhur sende nga publiku dhe lojtarët, si dhe përleshje fizike mes anëtarëve të të dy ekipeve.

Nga SPB Tetovë informojnë se gjatë ndeshjes, disa objekte janë hedhur në fushë nga publiku në tribunën lindore dhe është goditur trajneri i skuadrës së Pelisterit M.I. (47) nga Shkupi, i cili më pas ka thyer stolin e lojtarëve rezervë.

“Njëkohësisht ka ndodhur një përleshje fizike mes lojtarit të Pelisterit, B.S. (29) nga Shkupi dhe fizioterapistit të KB “Gostivari”, V.G. (29) nga Gostivari. Më pas lojtarët e skuadrës mysafire B.S. (29) dhe D.N. (28) kanë gjuajtur sende në drejtim të të pranishmëve, ku sipas raportit, B.S. ka godit shikuesin B.P. nga Gostivari”.

“Në lidhje me ngjarjen, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personat V.G. (29) nga Gostivari, B.S. (29) nga Shkupi, M.I. (47) nga Shkupi dhe D.N. (28) nga Manastiri dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat