Vdes sportisti shqiptar! Emocionon trajneri

Hendboll

Vdes sportisti shqiptar! Emocionon trajneri

Nga: K. Goca Më: 23 janar 2019 Në ora: 10:38
Arsim Idrizi në mes

Bota shqiptare tronditet me vdekjen e hendbollistit Arsim Idrizi. “Ndërroi jetë Arsim Idrizi, hendbollist i KH Rinia nga Shkupi.  Ka qenë dhe mbetet shembull për të gjithë rinin tonë atdhedashës dhe sportist i dalluar por para se gjithash njeri i pastër dhe me vyrtyte shembullore. Varrimi dhe përcjellja bëhet sot të Xhamia e Butelit Beder dhe në varrezat e Butelit”, shkruan mes të tjera Reshat Ibrahimi, gazetar sportiv. “Ne jemi të Allahut dhe tek ai do te kthehemi. Nga klubi KH "Rinia", shoqëria, familja u nda përkohësisht nga kjo botë vëllau jonë, lojtari jonë, nxënësi im i dashur Arsim Idrizi. Me zemër të mallëngjyer dhe me sy të përlotur, por me shpresë tek Allahu azzevexhel që do ta shpërblen me Xhennetin Firdeus për durimin që pat për gjatë një dekadë i cili nuk u ndal pa iu falënderuar Allahut përkrah sëmundjes së rëndë. E lusim të madhin Zot që të na takoj siç ishim në këtë botë së bashku edhe në atë botë të jemi bashkë. Ke qenë shembull për çdo të ri vëllau im, do ngelësh çdo herë në zemrat dhe në lutjet tona. Me plot dhimbje në shpirt dhe mall për ty mësuesi, trajneri, shoku, vëllau Haxhi Muhammedi. Jemi krenar që të patëm ty!”, shkruan trajneri Muhamed Ismajli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat