Skandaloze, nga Kosova mysafirë special në Serbi! - Bota Sot
Skandaloze, nga Kosova mysafirë special në Serbi!

Hendboll

Skandaloze, nga Kosova mysafirë special në Serbi!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:37
Dea Gjurgjeviq

Serbia nuk ndalet me propagandat e saj dhe edhe sportin e ka futur në këto ujëra të fëlliqura.  Duket se edhe populli në Serbi është lodhur nga rrenat e njëpasnjëshme të kuzhinës së Beogradi dhe ajo që të neverit edhe më shumë, kur shkruan një farë “Kurir”, se enklava më e madhe serbe është Shtërpca dhe gjendet sipas tyre në pjesën jugore.

Të bën të qeshesh dhe ky është treguesi më i mirë se sa të paskrupullt janë serbët! Serbia nesër (18.00) takohet me Zvicrës dhe sipas tyre është ndeshje vendimtare për ta për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian 2020!  

“Reprezentacioni i hendbollit të Serbisë, i cili luan ndeshjen vendimtare me Zvicrën në kualifikimet për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian 2020 të dielën, do të ketë mysafirë të veçantë në tribuna.

Bëhet fjalë për fëmijët e një prej enklavave më të mëdha serbe në Kosovë dhe Metohi, në komunën e Shtërpcës.

Fëmijët që jetojnë në kushte të vështira në provincën tonë jugore do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një spektakël sportiv në sallën e madhe te sporteve SPEND-A në Beograd!”, shkruan ky farë “Kurir”.  Me fëmijë mysafirë në tribuna do të jetë edhe udhëheqja e TV Pink Dea Gjurgjeviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...