Esma tregon se çka i pëlqen në Kosovë, flet për trajnerin Faruk Shala dhe për ftesën nga Kombëtarja e Malit të Zi!

Hendboll

Esma tregon se çka i pëlqen në Kosovë, flet për trajnerin Faruk Shala dhe për ftesën nga Kombëtarja e Malit të Zi!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 20:39
Esma Muratoviq dhe trajneri Faruk Shala

Esma Muratoviqit i pëlqen jeta dhe ushqimi në Kosovë. Hendbollistja më e mirë në vendin tonë, është e lumtur që luan për ekipin më të organizuar në Kosovë, Istogun dhe po ashtu është e lumtur edhe për ftesën që mori dje nga Kombëtarja e Malit të Zi për të luajtur në Kampionatin Botëror!

Hendbollistja boshnjake nga Mali i Zi, është e gatshme edhe për derbin e stinorit vjeshtor në Kosovë, kundër Vushtrrisë, e cila luhet nesër në orën 17.30 në palestrën e sportit në Vushtrri, në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës.

Ajo me bashkëlojtaret e saja, si Albina Rugova, Tina Hetemi, Keta Venetsky, Natalia Milatoviq, Pranvera Ferataj, Blerta Ahmetxhekaj, Alberina Halitaj, Yllka Shatri etj. synojnë fitore!

Image

Muratoviq flet për ndeshjen me Vushtrrinë, për ftesën nga Mali i Zi, për trajnerin Faruk Shala dhe cili ushqim i pëlqen më shumë. Esma që vjen nga qyteti i Podgoricës, ka fjalë të mëdha për Shalën dhe iu është mirënjohëse!      

Image

Esma - majtas

“Bota sot”: Nesër në orën 17.30 takoheni me Vushtrrinë, çfarë pret Istogu dhe sa është i gatshëm për derbi, cilat janë përparësitë?
Esma Muratoviq:
Skuadra ka punuar mirë gjatë javës, ne jemi të gatshëm për këtë ndeshje, do të japim maksimumin për të fituar edhe këtë lojë. Avantazhi ynë është se ne e njohim mirë njëra - tjetrën, kështu që në këtë lojë do të përpiqemi të korrigjojmë disa gabime dhe të përparojmë me formën tonë.

Image

“Bota sot”: Ju jeni ftuar në Kombëtaren e Malit të Zi, çfarë do të thotë kjo për ju?
Esma Muratoviq:
Është një sukses i madh për mua dhe kjo më jep edhe më shumë motiv për të përparuar. Unë me padurim pres që të kthehem në ekipin Kombëtar.

“Bota sot”: Kë e falënderoni?
Esma Muratoviq:
Trajnerin tim, skuadrën e Istogut dhe të gjitha shoqet e mia të skuadrës, falë tyre unë po arrij rezultate edhe më të mira qoftë edhe individuale.

“Bota sot”: Çfarë mendoni për trajnerin Faruk Shala?
Esma Muratoviq:
Së pari është një njeri i mirë, një mik dhe një trajner i mirë. Ai ka bërë gjëra të mëdha për këtë ekip, për të gjithë ne dhe për këtë qytet, që janë krenar për këtë klub

“Bota sot”: Çfarë ju pëlqen në Kosovë?
Esma Muratoviq:
Ushqimi. Të gjitha llojet e ushqimeve, më e veçantë është Pizze, ha ha ha ha..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat