Erduan Nallbani - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Erduan Nallbani - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: K.Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 15:02
Erduan Nallbani - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës 

Vitet më të vështira dhe më trishtuee për popullin shqiptarë të Kosovës, padyshim se kanë qenë vitet 1991-1999. Kosova u përballë  me terrorin e paparë të agresorit serb.

Sporti i Republikës së Kosovës ka vepruar ashtu siç ka mundur, në kushte të rënda por me krenari i kanë zhvilluar aktivitetet sportive në fusha dhe salla të improvizuara.

Erduan  Nallbani i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë hendbollist i dëshmuar në vitet më të vështira, duke e bartur me sukses fanellën e skuadrës me renome Trepça nga Mitrovica.

Ai si mijëra sportistë shqiptarë, ka qenë halë në sy për regjimin kriminal serb. Nallbani përkundër kërcënimeve që vinin nga milicia serbe, ai asnjëherë nuk u ndal por me shokë vazhduan misionin e tyre, në shërbim të sportit dhe shtetit të Kosovës.

Nallbani ndihet krenar për sakrificën dhe kontributin që ka dhënë për të mbajtur gjallë hendbollin dhe  me mijëra sportistë iu kundërvunë fuqishëm pushtuesit serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat