A ka forcë Prishtina t’i rezistojë Besës?

Hendboll

A ka forcë Prishtina t’i rezistojë Besës?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2016 Në ora: 17:55
KH Prishtina

Prishtina pothuajse vazhdimisht ka qenë prej ekipeve më të papërshtatshme për kampionin në fuqi Besa Famiglia nga Peja. A ka forcë Prishtina tani që t’i bëjë rezistencë kampionit? Sfida mes Prishtinës dhe Besa Famiglisë, do të zhvillohet të hënën (me 24 tetor), në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Besa në shtatë ndeshje ka po aq fitore dhe kryeson me 14 pikë në Superligën e Kosovës në hendboll, pesë më shumë se Prishtina që renditet në vend të petë. Në javën e tetë takohen: E diel – Zhegra-Kastrioti (15.30), Trepça-Drenica (17.00), Vëllaznimi-Vushtrria (17.00) dhe të hënën:  Prishtina-Besa Famiglia (17.30), ndërsa 27 tetor takohen: Drita-Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat