Beqiri shpall listën, Kosova në grup të fortë

Hendboll

Beqiri shpall listën, Kosova në grup të fortë

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 15:30
Pamje nga një turne

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Florent Beqiri, bëri të ditur listën e hendbollisteve për turneun kualifikues për Kampionatin Botëror 2017 që do të mbahet nga 1-5 dhjetor të këtij viti. Kosova është në grup me nikoqiren Bjellorusinë, Zvicrën dhe Turqinë. Hendbollistet tona paraprakisht do te zhvillojnë edhe disa seanca stërvitore nga data 25 nëntor dhe deri në nisje për Bjellorusi. “Beqiri për këtë sfidë ka caktuar edhe bashkëpunëtorët që do ti ndihmojnë ne grumbullimin e radhës i cili zhvillohet ne Gjakovë nga dita e premte. Lulzim Nagavci dhe Vlora Jashari do të jenë ndihmësit e tij, kurse për shëndetin e  tyre do të kujdeset fizioterapeuti Ilir Konjusha”, shkruan FHK.

Ja edhe lista e hendbollisteve:   Njomza Kelmendi (Prishtina), Albulena Basha (Shqiponja), Elma Kameri (Shqiponja), Shkurta Mehmeti (Shqiponja), Shpresa Fazlija (Kastrioti),  Burneta Rama (Shqiponja), Mimoza Sefedini (Prishtina), Fitore Aliu (SG Kappelwindeck-Gjermani), Arlinda Krasniqi (Istogu), Valbona Rudaku (Vushtrria), Mona Ibrahimi (Shqiponja), Xhevahire Bajrami (Shqiponja), Aidfa Stagova (Kastrioti), Albulena Kelmendi (Shqiponja), Mirela Gjikokaj (Follo J18-Norvegji), Leonora Demaj (NFH – Danimarka).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat