Zenel Z Lenjani-Zenel Karaçeva, nderi dhe krenaria shqiptare e Anamoravës

Historia

Zenel Z Lenjani-Zenel Karaçeva, nderi dhe krenaria shqiptare e Anamoravës

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 10:56
Zenel Z Lenjani

Për motive politike,viteve të '50-ta,Zenel Zenel Lenjani,nga Karaçeva e Kamenicës,zëvendësministër i xehtarisë për Serbi,Kosovë dhe Vojvodinë në kohën e ish-Jugosllavisë,bie në burgun e Bellacërkvës ku qëndroi i izoluar plot 6 muaj.Prej torturave të rënda dhe të padurueshme nga regjimi serb,Zeneli një burrë i pashëm e plot shëndet doli nga burgu fizikisht i dërrmuar,por jo edhe shpirtërisht,meqë grilat dhe parmakët e burgut nuk arritën t'ia shuajnë idealet për çlirim dhe bashkim kombëtar.-Vdiq me frymën e fundit të amanetit:"Eshtrat e atyre që e tradhtojnë Atdheun mos i duroftë toka"!

Rruga nga Gjilani dhe Bujanoci pikëpamjen te Dheu i Bardhe për të marrë drejtimin pastaj drejt fshatarit të Zenel Karaçevës dhe për të përfunduar te Guri i Zi ku gjendej dikur jataku i trimave te Sylë Zarbicës,emri i të cilit vetëm me të dëgjuar kallte tmerrin dhe llahtarinë e armikut.

Karaçeva është një fshat i bukur pitoresk i ndarë dikur në dysh (Karaçeva e Epërme dhe e Poshtme) e që sot shkëlqen i shkrirë në një.Ky vendbanim shqiptar veçohet me një bukuri të rrallë natyrore e njerëzve i cili nga gjiri i tij nxori njerëz të vyeshëm e puntorë,trima të fjalës dhe të pushkës,intelektualë profilesh të ndryshme,si dhe veprimtarë të përmendur të çështjes kombëtare.

Njëri nga këta ishte edhe Zenel Zenel Lenjani,i lindur më 6 qershor 1927.Qysh në rini i ra hise të merret me veprimtari të ndryshme aksionare dhe për këtë edhe Zenel Zenel Lenjani u shpërblye shumë herë me mirënjohje dhe dekorata të ndryshme,Shkathtësinë e tij prej natyre Zeneli i tregoi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.Bashkëluftëtarët e tij tregojnë se në shkurt të vitit 1947 banorët e Breznicës,Malësia e Bujanocit,kishin halle të shumëfishta,me njërën anë dimri i atij viti kërcëllonte pamëshirshëm dhe në anën tjetër zullumet e udbashëve dhe oznistëve kishin kaluar kufijtë e durimit njerëzor.

Ekspedita të shumta çetnike ishin vënë në ndjekje të trimave të Lam Breznicës dhe si peng në bodrumin e Jonuz Shestakut të Breznicës, e kishte ngujuar 45 burra të autoritetshëm nga rrethi i kamenicës dhe Bujanocit duke i maltretuar psikikisht dhe fizikisht.Zenel Lenjani me të dëgjuar për torturimet e këtyre njerzëve të pafajshëm merr rrugë dhe vihet në mbrojtje të tyre.Përpara i del kapiteni i kësaj ekspedite ndëshkuese Luba Popoviq dhe provon ta ndalë Zenelin nga insistimi i tij për lirimim e të arrestuarve.Kur sheh se Zeneli ishte këmbngulës në këtë drejtim,kapiteni përpiqet ta nxjerrë pistoletën nga brezo mirëpo karaçevasi me shkathësi ia përplas pistoletën në krahëror duke e detyruar të veprojë sipas urdhëresave të tij. Për kontributin e Zenelit gjatë LNÇ-së qeveria e atëhershme jugosllave ia besoi postin e zëvendësministrit të Xehtarisë për Serbi,Kosovë dhe Vojvodinë.Një veprimtari të rëndësishme shoqëroro-politike,ai e kryente edhe në nivel të Komitetit të rrethit të Kosovës.Por fati deshi dhe Zeneli nuk qëndroi gjatë në këtë detyrë. U gjet një renegat shqiptar,mercenar i Rankoviqit emri i të cilit ruhet në kujtesën e popullit për të dhe e spiunoi Zenelin për tu larguar nga puna dhe për t'ia përfunduar karrierën në burg dhe më vonë edhe në varr.Aktiviteti i tij prej veprimtaria e Zenelit ra në sy të OZN-ës dhe përcillej këmba-këmbës.Gjatë vitit 1950,në Prishtinë,pas një takimi që pati me karakter pune shkoi për ta kaluar natën në hotelim "UNION".Mëngjesi i asaj dite e zgjoi Zenelin me forca te rrethuara të policisë serbe,të cilët kërkonin dorëzimin e tij.

Image

Nga ky proces i montuar politik Zenelit i merret gjithë materiali zyrtar dhe 2 pistoletat që mbante me vete.Tetë orë rresht e maltretuan në SPB-në e Prishtinës me pretekst se kishte tentuar të ikte në Shqipëri.Me duar të lidhura me kllapa policia Zenelin e dorëzoi në Beograd.Gjatë hetuesisë në Beograd,Zenelin e morën në pytje të gjatë shumë inspektorë federativ e republikan si dhe gjeneralë ushtarakë.Nga torturat gjatë hetuesisë si dhe vuajtjet në burgun e Bellacërkës,për gjashtë muaj izolimo,Zeneli një burrë i pashëm e me plot shëndet si bjeshkët tona,me një peshë prej 95kg u dërmua fizikisht dhe nga burgu doli 40 kg e me eshtra gati të dal përmbi lëkurë.

Torturat e burgut ia shkatërrua trupin fizikisht por jo edhe shpirtërisht meqë grilat dhe parmakët e burgu famëkeq nuk arritën t'ia shuajnë idealet për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Edhe pas vuajtjes së denimit ndjekësit e sigurimit serb e spiunonin hap pas hapi.Më 10 janar 1986 në moshën 57 vjeçare Zeneli në spitalin e VMA-së në Beograd,vdiq nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme.Vdiq me frymën e fundit të amanetit në gojë ata që e tradhtojnë shtetin,atdheun,kombin eshtrat mos i'a duroftë toka.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat