Brezat e artë të familjes Ramadani, kultivuesit e ndjenjës së dashurisë për vendlindjen

Historia

Brezat e artë të familjes Ramadani, kultivuesit e ndjenjës së dashurisë për vendlindjen

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 31 maj 2021 Në ora: 09:27
Selim Selimi-Novosella dhe Ilaz Selimi

Malësia e Bujanocit, një krahinë e mrekullueshme e zonës kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, është e njohur për mrekullitë e natyrës, si dhe për trimërinë, bujarinë, mikpritjen e bamirësinë e banorëve të saj.

Novosella, gjendet në afërsi të Vranjës e përmendur për kultivimin e patates dhe prodhimeve të tjera bujqësore, shumë të kërkuara në tregjet rajonale.

Novosella, gjithashtu, ka një pozitë shumë strategjike, në të cilin gjendet maja më e lartë e Shën Ilisë e njohur si Sveti Ilia, me klimë karakteristike, e me një ambient të volitshëm për t’u ngritur një Senatorium, ose të shpallet zonë turistike, shumë atraktive për vizitorë.

Image

Në mesin e katër mëhallave të këtij vendbanimi kodrinoro-malor, është edhe familja e Selmanëve, nga trungu gjenealogjik i së cilës, dolën burra të fjalës, besës, trimërisë, bamirësisë, bujarisë e fisnikërisë.

Fisnikëria

Në mesin e këtyre familjeve, që i dhanë emër katundit dhe gjithë shqiptarisë së kësaj ane të Dardanisë Ilire ishte familja Ramadani, e cila brez pas brezi e kultivoi ndjenjën e dashurisë për vendlindjen, duke sakrifikuar edhe jetën, në shërbim të Atdheut.

Edhe sot pas kaq vitesh në Malësi të Bujanocit dhe më gjerë në shqiptari, përmendet me respekt dhe dashuri emri i Mulla Selimit, një hoxhë me plot kuptimin e fjalës. Ai, ishte një shembull i mirë i komunikimit dhe bashkëpunimit me njerëz dhe kushdo që e takonte kishte për ta mbajtur gjatë në mend për mikpritjen dhe bujarinë e tij.

Fama e këtij njeriu të mirë shtrihej nga Novosella e deri te skajet më të largëta të Atdheut tonë. Banorë t e Malësisë dhe më gjerë në rajon, kishin nevojë për Mulla Selimin, jo vetëm për fjalën e urtë të tij, këshillat dhe shkrimet, që ua bënte për lirimin e nevojtarëve nga streset e shumta, por edhe për humanizmin e tij prej një atdhetari të vërtetë.

Humaniteti

Rrugën e tij e ndoqi Doktor Ilazi, një njeri i urtë e veprimtar i palodhshëm, i cili punonte si teknik mjekësor, por të gjithë e njihnin si doktor me një përvojë të jashtëzakonshme në profesionin e tij. Ai, duke shkuar pas hapave të Mulla Selimit, shiti edhe tokën e baballëkut për ta rregulluar rrugën Zarbicë-Muhoc dhe më gjerë. Veprimtaria e tij, ishte në shënjestër të njerëzve të sigurimit shtetëror, të cilët gjatë vitit 1999 e arrestuan, duke e dënuar me tre vjet e gjysmë burg. Për Doktor Ilazin, janë shkruar shkrime të ndryshme, si dhe është shkruar libri “Doktor Ilazi - një humanist i madh”, nga autori Behram Hoti.

Doktor Ilazi, për meritat e tij në popull, autoritetet e Komunë s së Bujanocit, e shpallën qytetar nderi, duke ia lë në emrin një rrugë në qytetin e Bujanocit, pastaj përfaqësuesit e Bashkësive Lokale në Zarbicë e Muhoc, i ngritë n pllaka përkujtimi në Ambulancë dhe bibliotekë të këtyre vendbanimeve. Gjithashtu, nuk kanë munguar iniciativa që rruga e asfaltuar Zarbicë Muhoc, të mbajë emrin e këtij veprimtari, Dr. Ilazi, i cili është një sinonim i sakrificës dhe sfidave të shumta për ta ndërtuar këtë rrugë, duke shitur edhe pasurinë e tij private në favor të rregullimit të rrugës.

Sakrifica

Rrugën e të parëve të Novosellës e ndoqi edhe Mulla Mefail Ramadani, familjarë me Mulla Selimin dhe Doktor Ilazin, i cili, në pranverën e vitit 2021, ndërroi jetë , duke lënë pas vetes vepra të arta për shoqërinë tonë. Hoxhë Mefail Ramadani, ishte nipi i Doktor Ilazit, humanistit dhe atdhetarit të devotshëm të Malësisë së Bujanocit.

Mulla Mefa, ishte një veprimtar i palodhshëm, një imam dhe mbi të gjitha një njeri i dashur e i respektuar prej shoqërisë sonë, e cila krenohej dhe mburrej me emrin e tij.

Malësia e Bujanocit dhe Gjilani me gjithë Anamoravë e kanë njohur Mulla Mefën, i cili jo vetëm që ka predikuar fenë, por ka marrë pjesë në shumë aksione me karakter shoqëror e humanitar, pastaj ka trashëguar rrugën e Doktor Ilazit për humanitet dhe rrugën e Mulla Selimit, të njohur për falltar e pleqnar.

Me vdekjen e Mulla Mefës, shoqëria shqiptare, humbi një vëlla, një mik e një njeri shumë të dashur, të drejtë në mendime dhe të rreptë ne qëndrime, një shembull tipik malësori, i përmendur për bujari, fisnikëri, trimëri, atdhedashuri dhe humanitet.

Familja Ramadani e shtrirë në shumë rrethe e qendra si: Prishtina, Gjilani, Bujanoci, Kumanova etj, vazhdon të nxjerr emra si Mulla Selimi, Doktor Ilazi e Mulla Mefaili, e ata janë Avdil Ramadani dhe pasardhësit e tjerë, të cilët me punë dhe angazhime, ruajnë autoritetin e të parëve të tyre dhe shtojnë autoritetin e kësaj familjeje në tokat shqiptare.

Sfidat

Avdil Ramadani, një aktivist politik, i radhitur në Partinë Republikane, nuk pushuan së angazhuari për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve të grumbulluara me shekuj në këto hapësira të Luginës së Preshevës.

Republikani i devotshëm zotëri Ramadani, duke ndjekur gjurmët e të parëve të tij, me një përvojë të madhe në fushën e humanitetit dhe politikës, ka zhvilluar takime me përfaqësues të niveleve të larta politike, për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve, jo vetëm në Malësi të Bujanocit, por edhe më gjerë në Luginë të Preshevës.

Familja Ramadani, me këta njerëz të vendosur, parimorë dhe vizionarë, nuk e lë që të shuhet dhe harrohet ideali i të parëve për liri dhe demokraci, rrugë e cila është trasuar brez pas brezi, duke i dhënë shqiptarisë, një shembull konkret se si duhet Atdheu, jo vetëm në kushte të mira, por edhe të vështira, me plot sakrifica dhe sfida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat