Pse grekët e rinjë e mohojnë historinë tonë pellazgjike?

Historia

Pse grekët e rinjë e mohojnë historinë tonë pellazgjike?

Nga: Fahri Xharra Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Si arritën “grekët e rinjë” që gjë nga e kaluara ta bëjnë greke duke e humbur çdo gjurmë arvanitase dhe historike pellazge?
Neve, çka na mungonte që të shkruajmë të vërtetën tonë. Nejse, kryesisht e dimë .
Përkundër të gjitha manipulimeve të bëra me shekuj, atan nuk mundën të fshehin gjërat më elementare që i japin identitetin një kombi.

Të njejtat iu mungojnë edhe serbëve , edhe ata po e vjedhin etnografinë tonë , por reagimet shqiptare mungojnë, e njejta vlenë e dhe për grekët e rinj.

 

Duke e shikuar foton e dasmës arvanite, të bie në sy kapuçi i Moresë dhe fustanella arvanitase, që sot që të dyjat quhen greke.


Vallë , deri kur do jemi inferior ndaj tyre ?

Duhet të shohim edhe foton tjetër , se si visheshin arvanitasit edhe kur argëtoheshin e edhe kur luftonin. Në foton djathtas shihen trimat e Kolkotronit duke vallëzuar fitorën e tyre.

Grekët e rij duke i blerë disa qindra shqiptar të Jugut mendojnë se e blenë krejtë shqiptarinë, por jo se kemi edhe ne burra që i dalim ballë kësaj fortune greke.

Pak histori :”Më 1901-1907 gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnis për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore.

Kjo gjuha arbërishte

është gjuhë trimërie

e fliti Admiral Miauli

Boçari dhe gjith Suli

Disa nga shqiptarët ose arvanitë heronjë të revolucionit të 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do tu këndonte shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821.

E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )

Gjith shqiptarë qenë,

S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )

Xhavela e Mjauli?

Shiptar, bir shqiptari,

Me armët e Shqipnis.

I u hodhën themeli Greqis.

Pra? sa të ulët që janë, duke e vjedhur historinë ?

E shikoni fustanellën ne foto ? ajo është e njejtë si në veri ashtu edhe në jugun e shqipërisë

Revolucioni grek i 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti që u krijua mbas vitit 1821 podhuajse shumica e banorve flisnin në Greqi gjuhën shqipe.

Ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimëris të heronjëve shqiptarë, grekërit morrën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Poleponezi dhe e bënë të tyrin.

Mirëpo, grekërit e deformuan këtë veshje të bukur që vishej nga kombi i Arbërit duke shtuar palët e fustanit nga 60 në 200 palë. Në xhaketë, në mengët e lira, shqiptarët nuk i fusin krahët, ndërsa grekët i fusin ato. Fustanella shqiptare është e gjatë deri 10 cm poshtë gjurit, ndërsa grekërit e shkurtojnë sa më shumë, sa mbulon vetëm prapanicën.

Image

 

Të dalim prapë te fustanella e veriut:

Image

 

“Në Shqipëri kjo lloj veshje filloi të ketë një strukturë tjetër dhe e bëri të specifikohet dhe të kthehet në një simbol etnik”, tregon etnografe Afërdita Onuzi – “Edhe kroniket filluan ta quajnë si veshje shqiptare, edhe turqit e përmendnin si fustanllinjt duke ju referuar shqiptarëve.”

Sipas një dokumenti të vitit 1935, një marinari ju konfiskua një Fustanellë në anije. Në periudhën e mesjetës Fustanella shfaqet shumë më tepër në krahina të ndryshme. Sipas Përzhitës, Fustanella është gjetur si veshje edhe në veri, në Kukës.

“Nga ato që unë kam parë në muze në të gjithë Ballkanin, mund të them se me formën dhe detajet që paraqiten në Shqipëri fustanellat, nuk e gjen në asnjë vend tjetër”, thotë Onuzi.

Në shekullin e XVIII-të kjo veshje mahniti të gjithë studiuesit që kaluan në Shqipëri dhe nuk hezituan t’i përmendin ato në veprat e tyre letrare.

Historiani Dorian Koçi tregon se i pari që u mahnit nga kjo veshje ka qenë Lord Bajroni, i cili e mori një Fustanellë dhe e përdori në një ballo me maska në Londër.

FrancoisPoqueville, konsulli francez gjithashtu shkroi për fustanellën.

Oborri i mbretit Otto në Greqi ka shumë piktura ku mbizotëron fustanella. Rojet personale të mbretit Otto visheshin me fustanellë”, tregon historian Koçi

Ka shumë objekte që tregojnë se fustanella është me origjinë Ilire. Objekte që ndodhen në Durrës, Vlorë, Korçë, Shkodër, Koplik e më gjerë tregojnë përdorimin e Fustanellës në kohën Ilire.

“Në shumë relieve të ndryshme, kemi zbuluar disa objekte ose kompozicione që kanë të bëjnë me aktivitete, ku figura të paraqitura mbartin figura që shëmbëllejnë me Fustanellën e sotme. Mund të themi se Fustanella është përdorur që në kohën Ilire si një veshje tradicionale”, shprehet Luan Përzhita, drejtor i Institutit të Arkeologjisë

Të kalojmë të këpucët me tufa të Epirit, që grekët e rinjë i quajnë të tyre.
Pse grekët i quajnë Carushia (tsarouchi (Greek: τσαρούχι; plural: τσαρούχια ), kur grekë nuk e kanë shkronjë c në alfabetin e tyre.

Image
Fol shqiptar, fol e mos ngurro. Koha është e jona.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat