Pse komunistët e Shqipërisë e tradhtuan Konferencën e Bujanit?

Historia

Pse komunistët e Shqipërisë e tradhtuan Konferencën e Bujanit?

Nga: Fahri Xharra Më: 2 janar 2022 Në ora: 12:27
Fahri Xharra

Kosova si Kosovë e përplasur herë nga veriu e herë nga jugu, e rrahur nga lindja dhe e përqafuar nga Perëndimi, nuk e ka gjetur qetësinë e saj me dekada të tëra. Të “harrojmë” periudhën turke kur ishte “ Vilajeti i Kosovës” rëndësia e të cilit është vetëm në emrin e saj, sepse si i tillë tregonte që aty banon shqiptarët në tokat e tyre – një fakt dhe dokument i pa mohuar kurrë, të kalojmë në kohën e zaptimit serb nga viti 1912 e deri sot Kosova nuk e kishte dhe ende nuk e ka qetësinë e saj.

Të përsëris, e rrahur nga lindja dhe e përqafuar nga perëndimi por kurrsesi të dal nga kthetrat e e lakmive dhe sabotimeve të shtetësisë së saj.

Çdo kush që mendon se me atë ka filluar historia është në gabim të rëndë. Edhe Skënderbeu në përkrenaren e tij karakteristike tregonte pa kurrfarë apetitesh megalomane dhe të “mburrej” që historia ka filluar me të.. Ai e adhuronte Pirron dhe Aleksandrin e Madh, dhe kjo tregon se sa i përsour që ishte duke mos thënë që lirinë ua solla unë, por e gjeta në mesin e juaj.

Janë disa periudha të historisë së Kosovës jo fort të largëta nga e sotmja të cilat mund të shpjegohen drejt vetëm nga ata që i kanë përjetuar vet dhe janë edhe sot dëshmitar të asaj kohe. Unë mund të flas lirisht për kohën që prej vitit 1968 e deri më sot, fatbardhësisht që i kam “prekur” me duar të mija. Vetëm atëherë kur të bindemi që ne jemi vazhdues të vegjël të çështjes së madhe shqiptare, atëherë e kemi më lehtë të ballafaqohemi me të vërteten e tanishme si dhe me atë historike.

“Konferencën e Bujanit” .

Bujani si një vend- pritje e përfaqësuesve të dy kombësive (shqiptarëve dhe serbëve) që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike. Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj [2].

Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, pikërisht për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së). Pse po e citoj dhe me plotë përgjegjësi po e përmendi Konferencën e

Bujanit ?

Në këtë konferencë morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin popullin e Kosovës dhe forcat politike të rreshtuara te Fronti Antifashist Nacional-çlirimtar i Kosovës. Konferenca shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit.

Ajo zgjodhi kryesinë prej 9 vetash: Mehmet Hoxha (kryetar) ish-prefekt i Elbasanit, Rifat Berisha (nënkryetar), Pavle Joviqeviçin (nënkryetar), Xheladin Hana (anëtar), Fadil Hoxha (anëtar), Hajdar Dushi (anëtar), Zekeria Rexha (anëtar), Milan Zeçarin (anëtar) dhe Ali Shukriun (anëtar).

Edhe pse vendimet e saja u sabotuan, fryti i kësaj konferenceje ishte i madh në mënyrë indirekte tek shqiptarët e të gjitha viseve shqiptare në ish Jugosllavi , përkundër asaj që mbetem nën Jugosllavi.

Gjakovë02.01.21

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat