Pse edhe kryetari i Kroacisë reagon ndaj falsifikimeve serbe të historisë?

Historia

Pse edhe kryetari i Kroacisë reagon ndaj falsifikimeve serbe të historisë?

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra Më 7 mars 2022 Në ora: 22:47
Zoran Milanoviç

Më habit atdhedashuria e Kryetarit të Kroacisë Milanoviç që gjen kohë të merret edhe me falsifikatorët serb të historisë . Wshtë e rrallë që një kryetar shteti të demantojë rrenat serbe jo vetëm nga akademikët serb por edhe nga ata të cilët të gjitha informatat i marrin nga Akademia dhe figurojnë të vetëm , por me një lexueshmëri të madhe dhe shikueshmëri milionshe në Youtube.


Fjala është për një farë Goran Shariçin , me prejardhje serbe, i lindur dhe i shkolluar në Rijekë të Kroacisë, nga feja është pravoslav por ka studiuar në Universitetin katolik.

Goran Shariqi është teolog katolik dhe historian nga Rijeka i cili u bë i njohur pasi që doli me teorinë “ se serbët janë pasardhësit e ilirëve dhe popull autokton i Ballkanit, dhe se trashëgimia e serbëve e lashtësisë bahet nga Kultura e Vinçes e deri me sot në banorët e Serbisë.”


Në fakultetin e Teologjisë në Rijekë ky i ka marrë të gjitha shënimet për historinë lashtësisë në të cilën as që përmenden serbë dhe ia ka përshtatë falsifikimeve serbe, tashmë si Historia serbe . Për të pasur edhe një mbështetje “morale “ për atë që shkruan , e ka kryer edhe fakultetin e Historisë në Kroaci. Serbët e paraqesin si historian kroat, dhe ky spekulon me historinë e Kroacisë, Bosnes dhe posaçërisht të shqiptarëve në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Image

Si e lexuat edhe titullin, kroatët nuk ia lënë asgjë rastit , përveç të tjerëve, edhe Kryetari i Kroacisë merret me Shariqin dhe spekulatorët tjerë të historisë. Sot është një trend i përditshëm i serbëve që të përvetësojnë historinë shqiptare, ilire , pellazge. ( po flas për ne ).
Sipas Shariqit, ne shqiptarët ose nuk ekzistojmë ose që jemi ardhur nga Kaukazi në shekullin 11 –të. por pa histori dhe pa dinjitet kombëtar. Sidoqoftë

Sidoqoftë, nuk e kam këtë shkrim për kroatët dhe boshnjakët por m`u shtua guximi kur edhe Kryetari i Kroacisë reagon ndaj këtij të stërkequri dhe ne heshtim. Por unë, Nuk do të heshti!

Në një postim të tij ai shkruan që shqiptarët jo vetëm që po e vjedhin historinë por ata edhe po e dhunojnë atë . (Historiani kroat: “Ajo që po bëjnë shqiptarët nuk është thjesht vjedhje, por përdhunim i historisë”)

Si t` i them këtij? Maniak historik-nuk mjafton, i çmendur-është pak. Hë de, me ndihmoni ta gjej një fjalë që i përshtatet këtij historiani .

“Në përpjekjen e shqiptarëve për të sfiduar praninë e serbëve në Kosovë dhe Metohi, Goran Shariç, si njohës i shquar i historisë së Ballkanit, thotë se sado të gërmojmë në të kaluarën, në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin gjejmë gjurmë serbe. .

I pyetur nëse propaganda mund t'ua mohojë serbëve të drejtën për të trashëguar në Kosovë, si dhe pse po vidhet historia serbe, historiani kroat tha në një intervistë për KosovaOnline se është një "përdhunim i historisë".

Ajo që po bëjnë shqiptarët nuk është thjesht vjedhje, është përdhunim i historisë. Kur vjedh territorin e dikujt, duhet ta mbulosh vjedhjen me 'të drejta historike' Mark Twain thotë :”se ndërsa e vërteta është të veshësh këpucë, gënjeshtra udhëton në gjysmë të rrugës nëpër botë. Ata pohojnë se shqiptarët kanë mijëra vjet në Ballkan, se Nemanjiqët janë me origjinë shqiptare dhe se serbët nuk kanë ekzistuar para Vuk Karaxhiqit. Sa më e madhe të jetë e vërteta, aq më e madhe duhet gënjeshtra për ta fshehur atë", tha ai.


Ai vazhdon: “Këta historianë shqiptarë na kujtojnë batutën për gungaçin që e lëshoi ​​mjekrën, që mos ta quajnë më gungaç por mjekrosh.

"Autorët grekë dhe romakë nuk janë të prirur për këta vendas të Kosovës. Ata i përshkruajnë me përbuzje dhe urrejtje, gjë që është karakteristikë për përshkrimet e mëvonshme të serbëve. Në fakt nuk bëhet fjalë për larje johigjienike, por për larjen rituale. Është interesante se e njëjta gjë zakoni i larjes rituale tek serbët ka mbetur edhe sot e kësaj dite.”- tha Shariq për KosovaOnline, duke shtuar:

Qyteti i famshëm në shtetin dardan quhej Bila Zora, që në serbisht do të thotë 'agim i bardhë', frazë që përdoret edhe sot. Mbreti më i njohur dardan ishte Grabo nga fisi i Grabiqit. Serbët dhe sllavët e tjerë të jugut kanë ende mbiemrat Grabar, Grabovac. , Grabariç, Grabareviç dhe Graboviç, si dhe vende të ndryshme me emrat Grab ose Grabiç. grab '… ".


Shariqi thekson se sa më shumë të gërmojmë të kaluarën në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin, gjejmë gjurmë serbe dhe se në këtë zonë gjatë Perandorisë Romake ekzistojnë të paktën gjashtë fise emri i të cilëve është bazuar në "ser" ose "sar". - Servi (Limiganti ), Serreti, Serapilli, Sardi, Sardeati dhe Sarmatët dhe shtoi se duket se Kosova ka qenë tokë e shenjtë për banorët e Ballkanit edhe në epokën më të re të gurit, gjatë të ashtuquajturës. Qytetërimet e Vinçës..
 

Shariçi shprehet se shqiptarët shfaqen në Ballkan në shekullin e 11-të, me sa duket si trupa shoqëruese të udhëheqësit ushtarak romak Georgius Maniak,
“Ata vijnë në Kosovë më vonë, emigrantët e parë shqiptarë mbërrijnë pak para ardhjes së turqve.” Këto fjalë që fliteshin në qarqet tona historike , Apo Jo ?
Ju kujtohet “ Shpërngulja e madhe serbe” për të cilën kam shkruar disa herë,
Shariqi thotë :”“Gjatë shekujve të parë të sundimit osman, prania shqiptare në Kosovë ishte në nivelin e një gabimi statistikor, deri në fund të shekullit të 17-të dhe në luftën austro-turke kur ushtria perandorake austriake depërtoi në Prishtinë, në anën e saj ranë serbët, por në janar të vitit 1690. ushtria e Carit tërhiqet dhe i lë serbët në mëshirën e turqve, dhe Patriarku Arsenije III Çarnojeviq dhe dhjetëra mijëra serbë shpërngulen në Beograd, duke lënë fshatra të tëra të shkreta. fillimi i shekullit të 20-të”, shprehet ai.
 

Historiani Shariç: “Kosova në shqip nuk do të thotë asgjë, serbët janë pasardhës të banorëve të lashtë të asaj zone. Është aktuale një përpjekje e disa historianëve shqiptarë për ta paraqitur trashëgiminë serbe në Kosovë si shqiptare. A mundet propaganda t'ua mohojë serbëve të drejtën për të trashëguar në Kosovë? Pse po vidhet historia serbe?


I kujt është Deçani? Të kujt janë manastiret dhe kishat në Kosovë? Nëse janë shqiptarë, pse i ruan NATO?

Deçani është serb, si të gjitha manastiret dhe kishat e tjera në Kosovë e Metohi. Ato janë ndërtuar nga mbreti serb Urosh 3. Deçanski, në kohën kur shqiptarët nuk jetonin as në Kosovë. Propozimin për ndërtimin e tempullit në Deçan e ka dhënë vetë Shën Sava. Pse qendra e Patriarkanës Serbe u zhvendos nga Zice në Pejë në vitin 1253? Sepse Kosova ishte atëherë qendra e shtetit serb, një territor serb etnikisht i pastër.

Tani , lexojeni se çka thotë Shariçi , thuajse po flet Paskal Milo, Mustafa Nano apo ndonjë hoxhë i Kosovës :

“Çfarë na tregon fakti që qyteti i Beratit në Shqipërinë e sotme quhej Beograd dhe Svetigrad?

-Kjo na tregon se një pjesë e madhe e Shqipërisë së sotme ka qenë e banuar nga serbët para ardhjes së shqiptarëve. Pse nuk kemi qytete në Serbi me emra shqiptarë? Mos harroni se Shkodra ishte qytet mbretëror serb dhe se në atë zonë darkonin familjet fisnike dhe mbretërore serbe – Balshiq, Crnojeviq, Brankoviq, Mrnjavçeviq, Kastrioti. Emri Kastriot sipas fjalës latine për fortifikim ushtarak – “castrum”. Nëna e Skënderbeut ishte princesha serbe Vojislava Brankoviq, babai i tij quhej Ivan Braniloviç dhe ai e mbylli jetën në Malin e Shenjtë si murg ortodoks. Vëllezërit e tij ishin Stanisha, Reposhi dhe Konstantini, kurse motrat Mara, Jelena, Andjelija, Vlajka dhe Mamica. Duket se të gjithë në familjen e tij ishin serbë, dhe ai është i vetmi shqiptar. Kjo nuk do të thotë se në ushtrinë e Skënderbeut nuk ka pasur shqiptarë, ka pasur, por vetë Skënderbeu ka qenë serb.”

Më falni, më humbi durimi të shkruaj më shumë , Shariçimë dukej thuaj se po më flet shqip e jam duke e parë në ndonjë televizion të Shqipërisë apo të Kosovës.
Ky është mjerimi shqiptarë kur historianët nuk dalin në rrjete sociale dhe të ballafaqohen me hajnin, e jo neve të na quajnë hajna.
Po, politikanët ku janë? ata janë të ngarkuar ndryshe duke e lavdëruar vetën për të kaluarën jo më të largët se njëzet vjet.

Fahri Xharra,07.03.22 Gjakovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat