Xhubleta në UNESCO-fillimi i pranimit dhe njohjes së simboleve të lashta të kombit tonë

Historia

Xhubleta në UNESCO-fillimi i pranimit dhe njohjes së simboleve të lashta të kombit tonë

Nga: Gjon Keka Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Pranimi i Xhubletës sonë kombëtare në UNESCO është një hap i rëndësishëm në njohjen e gjurmëve dhe të rrënjëve të historisë, traditës dhe zakoneve të kombit tonë iliro-arbëror.

Fisnikëria iliro-arbërore është parë jo vetëm në Besën dhe traditat tjera të kombit tonë,por edhe në veshjen apo kostumin kombëtar i cili është dalluar në kontinentin europian si një kostum i fisnikëruar dhe i bukur. Madje në shumë role në teatrin europian e botëror është përdorur kostumi ynë iliro-arbëror kombëtar si kostum model dhe për zbukurimin e skenës së teatrit apo të aktiviteteve tjera kulturore.

Një pranim i këtij simboli të kulturës dhe traditës sonë kombëtare sikur është xhubleta do të thotë në njëfarë forme edhe fillimi i pranimit dhe njohjes së traditave e simboleve të lashta me të cilat identifikohemi si komb që ka qëndruar në krye të Gadishullit ilirik.

Ky akt i pranimit jo vetëm të gëzon, por edhe na fton që ta shpalosim para botës fisnikërinë tonë, traditën tonë, historinë dhe simbolet e lashta të kombit tonë,simbole me të cilat është familjarizuar sot e gjithë europa si kontinent dhe si familje e kombeve.

Këtu po ndaj me ju një imazh të kostumit arbëror(nga rajoni i Prizrenit dhe pjesëve tjera të trojeve arbërore, të botuar në T.d.E,Nr.1-9,1873))e që janë dëshmi e fisnikërisë së veshjes sonë kombëtare ,si një nga veshjet me të bukura të vlerësuar nga shumë udhpërshkues,studiues,autor europian e botëror.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat