Serwer: Serbia nuk e njeh Kosovën as me Joe Biden

Intervista

Serwer: Serbia nuk e njeh Kosovën as me Joe Biden

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:35
Daniel Serwer

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer thotë është shprehur skeptik nëse administrata e re e Joe Biden do ta bind Serbinë që ta njohë Kosovën. Serwer në një intervistë Express tha se një marrëveshje finale mes dy vendeve nënkupton shkëmbimin e ambasadorëve, e që profesori i Johns Hopkins nuk e sheh si vullnet të presidentit Vuçiq.

Ai foli edhe për Gjykatën Speciale, e sipas tij shumë nga krimet e pasluftës janë kryer nga shqiptarët, pasi sipas tij forcat serbe ishin larguar dhe fokusi i Dhomave të Specializuara është aty

Serwer thotë poashtu se BE’ja nuk po i bën mjaftueshëm presion Serbisë që të ndalë retorikën raciste ndaj kosovarëve.

Profesori amerikan tha se emri për një president të ri nuk është e vështirë të gjendet por se është vështirë që të sigurohen votat.   

A mendoni se administrata e presidentit të zgjedhur Joe Biden do të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duke nënshkruar një marrëveshje finale?

Daniel Serwer: Nuk e di. Varet kryesisht nga Serbia. Nuk shoh ndonjë shenjë tani se presidenti Vuçiq është i përgatitur që ta njohë Kosovën dhe t’i shkëmbejë ambasadorët, që është definicioni im i një marrëveshjeje “finale”.

Cili është opinioni juaj rreth ngërqit politik për presidentin, a mendon se partitë politike do të gjejnë një emër për president apo zgjedhjet e reja janë të pashmangshme dhe do të mbahen në përputhje me afatin kushtetues?

Daniel Serwer:  Shpresoj që afati kushtetues do të respektohet. Nuk është vështirë të gjendet një emër për president. Ajo që është e vështirë është sigurimi i votave të nevojshme. Kjo nuk ka ndodhur ende.

A mendoni se Dhomat e Specializuara të Kosovës do të sjellin drejtësi, duke gjykuar vetëm shqiptarët për kohën e luftës?

Daniel Serwer: Fokusi i Dhomave të Specializuara është në periudhën e pasluftës, e cila nuk është mbuluar nga Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve për Ish-Jugosllavinë (ICTY). Shumë nga krimet e periudhës së pasluftës brenda Kosovës janë kryer nga shqiptarët, sepse forcat serbe të sigurisë ishin larguar (me përjashtim të veriut). Ato krime, siç është e qartë nga aktakuzat deri më tani, janë kryer kundër shqiptarëve dhe serbëve. Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve për Ish-Jugosllavinë, i cili kishte mandat vetëm për krimet që janë kryer gjatë luftës, i ka akuzuar serbët dhe shqiptarët.

A jeni optimist se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të rezultojë në marrëveshje reciproke mes dy shteteve?

Daniel Serwer: Jo. Dëshiroj që kjo të ndodhë, por ende nuk po shoh ndonjë shenjë që do të ndodhë të në ardhmen e parashikueshme.

A mendoni se BE’ja nuk është duke bërë presion mjaftueshëm që zyrtarët shtetërorë serbë të mos përdorin terma racistë ndaj kosovarëve si dhe të japin informata rreth varreve masive në lokacione të ndryshme në Serbi?

Daniel Serwer: Jo, nuk kam dëgjuar mesazhe mjaftueshëm të qarta nga BE-ja rreth gjuhës abuzuese të zyrtarëve shtetërorë serbë apo për angazhimin e tyre për t’i fshehur varrezat masive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat