Si e përjetuam në shkollën e oficerëvë “tradhëtinë” e Teme Sejkos?

Intervista

Si e përjetuam në shkollën e oficerëvë “tradhëtinë” e Teme Sejkos?

Nga: Albert Z. Zholi Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:02
Abedin Qendraj

- Si na ngriti në alarm Petrit Dume me urdhër marshimi nga Qafë Priska, Shkallë Tujan e kthim.

-Në Shkollën e Lartë të Partisë në Tiranë njoha rreptësinë e drejtoreshës, Fiqirete Shehu

-Fiqiret Shehu për Liri Belishovën; Shokë ngordhi një dhi në Veladisht dhe ngeli Berati pa dhallë.

-Takimet e rralla me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun.

Mbi 3 dekada në ushtri ai ka kujtime të rralla. E tillë ishte jeta ushtarake në atë sistem plot ngjarje dhe zhvillime interesante. Në jetën e tij ai ka takuar thuajse të gjithë udhëheqësit e lartë të partisë- shtet dhe për secilin ka konsiderata të ndryshme. Por takimet me Mehmet Shehun, mbeten për të më të diskutuarat. Sipas Abedinit vetëvrasja e Mehmet Shehut dhe vdekja e Enver Hoxhës, mbeten dy nga ditët më të vështira në ushtri, E para se nuk dinin si ta komentonin, e dyta pasi Enveri kishte autoritet absolut dhe hidhërimi ishte i madh. Në regjimin komunist thekson ai, ushtria ishte e fortë, ushtri moderne, e armatosur deri në dhëmbë.

-Pas çlirimit shkollat ende të pakta, çfarë ju ka mbetur në mëndje nga sholla 7-vjeçare dhe më pas si vazhdim shkollimi juaj?

Vërtet, pas çlirimit shkollat ishin të pakta. Por dëshira për shkollë tek të gjithë ishte e madhe. Dhe pse më origjinë jam nga Luzati, shkollën 7-vjeçare e kam bërë në Tepelenë. Ishin kohë të vështira dhe ne shkonim me këmbë herë në të ftohtë herë në të nxehtë duke pasur parasysh se ishim larg mbi 7 km. S’kishim fare kushte, por kishim dëshirë të mësonim. Për çudi dhe prindërit atë na thonin; mësoni. Ditën kur vdiq Stalini unë isha nisur nga fshati për në Tepelenë për të shkuar në shkollë. Kur doja dhe një kilometër për të shkuar më del para një shoqe klase, e cila shkonte para nesh. Ajo po kthehej nga shkolla. Pse u ktheve i them? S’kemi sot shkollë më thotë. Ka vdekur Stalini dhe e kemi ditë zie. Ngrita supet, por edhe u gëzova që nuk kishim shkollë pasi atë ditë nuk isha përgatitur mirë. Në fshat dhe në shtëpi atë ditë dhe disa ditë të tjera për Stalinin diskutohej. Flitej se po ndodhte një gjëmë e zezë. Unë se kisha idenë akoma, isha i vogël, por dija që Stalini kudo në Shqipëri diskutohej si Hero i madh. Kisha dëgjuar në shkollë pasi fotografia e tij ishte në shumë vende bashkë me fotografinë e Enver Hoxhës. Por si çdo fëmijë në raste të veçanta më shumë anonte gëzimi i pushimit, se sa hidhërimi që u nda nga jeta. Madje në shtëpi dhe në shkollë ato ditë nuk na linin as të qeshnim. Në gusht të vitit 1960 fillova shkollën për oficer. Nga Luzati më thanë se do shkosh ushtar, por duke pasur parasysh se unë isha mirë me mësime ndërruan mendim dhe më thanë se do shkosh për oficer. U gëzova se më mirë oficer se sa ushtar. Shkollën e bëra 3 vjet për këmbësor. Atë kohë shkolla kishte shumë disiplinë, shumë kërkesa, dhe pedagogë shumë të përgatitur. Kur i dëgjoja në fillim pedagogët nuk ngopesha. Veshja e tyre, mënyra e komunikimit, stërvitja, më bënin për vete. Shkolla kishte godina të bukura, kishte kushte shumë të mira, madje më të mirat nga të gjitha shkollat në Tiranë. Ushqimi ishte i mirë, që unë nuk e kisha provuar kurrë në shtëpi. Edhe uniforma jonë ishte speciale, stof sovjetik që kur dilnim në Tiranë të gjithë na shihnin me vëmendje. Pastërtia në shkollë ishte shembullore. Çdo gjë kryhej me orar, me bori. Asnjëherë nuk kishte rrëmujë.

Në shkollën e oficerëve çfarë të veçantash ka pasur dhe a vinin udhëheqësit e kohës?

Kur unë isha në shkollë doli grupi i Teme Sejkos. Madje thoshin se ai ishte agjent se i kujt hajde merre vesh. Ishte periudha kur po prisheshim me BS. Një periudhë e vështirë. Situatë e tensionuar. Kudo kishte vetëm gatishmëri luftarake. Ishte një popull i armatosur. Në atë kohë në Shkollën e Bashkuar vinte gjithmonë Petrit Dume; ish-Shef i Shtabit të Përgjtishëm të Ushtrisë. Ai e kishte në patronazh shkollën tonë. Kur ishte fundi i vitit të parë na dha një urdhër marshimi nga Qafë Priska, Shkalla e Tujanit e kthim. Ky marshim zgjati tre ditë. U raskapitëm, pasi se kishim idenë e marshimeve të gjata. Ato kohë diskutonim vazhdimisht për situatën dhe për prishjen me BS. Ishte hera e parë që shikoja se si ishte në të vërtetë ushtria. Marshim në kushte lufte. Lëvizje dhe ushqim në kushte lufte. Po mësohesha me këtë lloj jete. Por Petrit Dumja në atë kohë diskutohej çdo ditë në Shkollën tonë. Aty ai sikur gjente qetësinë, por dhe besimin. Kishte shumë besim tek kuadrot, por dhe tek vetë studentët e Shkollës. Gjatë asaj kohe deri në vitin 1963 kur mbarova thuajse gadishmëria ishte e përhershme; me marshime dhe detyra kursore të ndryshme. Petrit Dumja vinte mbërmjeve dhe na jepte gatishmëri. Provonte se mos kishim mungesa. Kur vinte ai shkolla dridhej. Ishte bërë si pjesë e familjes shkollore. Edhe kur ai ikte linte detyra me shkrim. Gadishmëria ishte për ne si një vaht buke. S’na bënte përshtypje, kur na kalonin në gadishmëri, por habiteshim kur na linin të qetë.

-Jeta e oficerit me rroba në krahë....Ku ju caktuan kur mbaruat shkollën?

Kur isha në mbarim të shkollës ne bënim kërkesa se ku duam të shkojmë. Unë bëra kërkesë se dua të shkoj në Durrës. Nuk kisha njeri që të më afronte apo të më ndihmonte. Vija nga një fshat i largët që s’kisha njeri në Tiranë. Ndaj mua më caktuan në Durrës, në Brigadën e katërt të Mbrojtjes Bregdetare me komandant Abaz Fejzo nga Tragjasi i Vlorës. U caktova komandant kompanie. Zakonisht oficerët e rinj dilnin nëntogera. Unë pata fat u caktova komandant kompanie në batalionin rezervist në Shijak. Konkretisht në Gjepale të Shijakut, komandant kompanie i batalionit rezervist.

-Kush ka ardhur gjatë kësaj kohe nga Ministria e Mbrojtjes për kontroll apo në stërvitje?

Ah, gjatë kësaj kohe më kanë bërë një inspektim dhe në krys ishte Qazim Kapisyzi, gjeneral major. Unë për fat e njihja se dikur e kisha pasur komandant të Shkollës së Bashkuar. Ky ishte Kryetar i Kontrollit të Inspektimit në këtë rast, direkt i ardhur nga Minsitria e Brendshme. Unë isha komandat Kompanie në batalionin e 5. Grupi i kontrollit i tha komandantit të batalionit, se ne duam të kontrollojmë vetëm një kompani. Pastaj do flasim prapë. Komandanti i batalionit tha që do të kontrollojmë nëntoger Qendrajn. Më dhanë urdhër të reshtoj kompaninë. Unë e rreshtova menjëherë kompaninë. Gjeneral Qazim Kapisyzi më tha kthehu me kurriz nga kompania dhe thirr me radhë emrat e komandantëve të togave dhe të skuadrave. Unë i thashë me radhë të gjithë emrat duke bërë një gabim tek një komandant skuadre që e rregulluan vetë rezervistët pa rënë në sy. Pastaj më thanë të jap komandën për veshjen e kundragazit. Rezervistët sa dëgjuan komandën time vepruan me shumë shpejtësi. Dolëm shkëlqyer. Ky kontroll më hapi shumë hapësira. Pas kësaj mua më caktuan Sekretar i punës politike dhe më vonë më caktuan si zëvëndës komisar politik, apo për edukimin politik në batalion, pasi ende nuk kishin dalë përcaktimet si komisar. Prej këndej më caktuan në Çerrun të Kavajës.

Po në Kavajë me çfarë detyre shkove?

Me këtë detyrë zëvëndës sekretar politik në batalion. Komandant batalioni ishte M. Kokalari nga Gjirokastra.Në këtë kohë ushtria ishte modernizuar, ishte bërë shumë e organizuar dhe kontrollet ishin të vazhdueshme. Këtu më propozuan të shkoja komandant baterie në Kepin e Rodonit, por kërkova të mos shkoja se kisha nënën sëmurë. Këtë ma shënuan në karakteristikë. Pas këtij propozimi më çuan komisar batalioni në Lushnje, konkretisht në Grapsh dhe pastaj në vitin 1968 më çuan në Shkollën e Lartë të Partisë në Tiranë ku ishte Drejtore e Përgjithshme Fiqirete Shehu dhe Sotir Manushi, nëndrejtor. Mbaj mend një takim të veçantë të Fiqeretit në klasën tonë. Ajo erdhi në klasë dhe filloi bisedën për problemet e ndryshme, që kishim dhe çfarë mendonim për mësimet, për literaturën. Në fund na tha se a ka kush pyetje. Një nga shokët tanë i tha se cili është mendimi juaj për Liri Belishovën, e cila ishte internuar në disa vende që nga Progonati e me radhë. Ajo tha: Shok ngordhi një dhi në Veladisht dhe ngeli Berati pa dhallë. Pra me një fjalë nuk na prish shumë punë dënimi i Liri Belishovës. Ne ngritëm supet se më parë flitej shumë për të, madje flitej me shumë përzemërsi. Fiqireti ishte e rreptë, e sertë, rrallë qeshte. I kishte ngjarë Mehmetit. Ishin i njëjti tip. Nuk futej lehtë në biseda të shikonte rreptë. Nuk e kishim parë të qeshte kurrë.

Ku ju caktuan pas mbarimit të Shkollës së Lartë të Partisë dhe çfarë stërvitjesh keni bërë që ju kanë ngelur në mendje?

Më caktuan Komisar batalioni në Spille të Kavajës. Stërvitjet atë kohë ishin shumë të organizuara, me masa të rrepta. Mbaj mend që në atë kohë ne kemi zhvilluar një stërvitje të madhe të koduar “Peza”. Ne me batalionin u shpërngulëm nga Spilleja dhe shkuam në Elbasan, pikërisht në Belsh ku atë kohë u rrëzua një avion. Ishte viti 1971. Kishim shumë nga Ministria e Mbrojtjes, që na kontrolluan. Marrshimi ishte i vështirë, por ushtarët kishin shumë guxim dhe nuk na lanë në baltë. Stërvitja u zhvillua si në kohë lufte ku për orë të tëra mbajtëm veshur dhe kundargazët. Kaluam shumë vështirësi. Pas kësaj unë kalova komisar i Brigadës në Kavajë, në atë Brigadë që isha. Komandant ishte Sami Meçollari, që më parë ishte në Ministri. Samiu kishte emër të madh. Ai kishte ardhur në Kavajë pas shkatërrimit të ashtuquajtur grupit puçist të Beqir Ballukut.

Çfarë detyre kishte më parë Sami Meçollari?

Ishte Shef i Shtabit të Përgjithshmëm i Ushtrisë. Me propozim të Petrit Dumes u bë Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Por kur u dënua grupi i ashtuquajtur puçist, atë e shkarkuan dhe e sollën Komandant Brigade në Kavajë. Ishte shumë i përgatitur, shumë korrekt dhe trim. Me të kam kaluar shumë mirë pasi kishe çfarë të mësoje prej tij. Ai në Kavajë erdhi direkt me urdhër të Mehmet Shehut.

Ju diku keni thënë diçka për një oficer që lexonte Rexhep Qosen dhe i tëhoqën vërejtje?

Ah, ishte një oficer i ri Shpend Topollaj, komandant kompanie. Ai kishte libra dhe lexonte shumë dhe Qosen. Sekretarit të partisë së Brigadës i kishin thënë për këtë problem dhe ai i dha vërejtje. Askush nuk e kuptoi pse ju dha ajo vërjetje, por edhe mua si komisar më thanë që të jem më vigjilent.

Kush ka ardhur për kontroll gjatë kësaj kohe për kontroll në Brigadën tuaj?

Ka ardhur Mehmet Shehu. Ai erdhi për një rrugë dhe dy punë. Së pari erdhi për stërvitjen që zhvillonte Brigada e studentëve pas kursit tre mujor, e dislokuar në garnizonin e Kavajës ku kishim dhe ne Shtabin. Stërvitja kishte filluar dhe Mehmeti kishte ardhur nga Tirana që në mëngjes për të parë stërvitjen. Ai atë kohë ishte njëkohësisht dhe Ministër i Mbrojtjes, por shihte dhe problemet e bujqësisë. Kur shkova në mëngjes në punë, oficeri i rojes më tha që ka ardhur Mehmet Shehu dhe është tek universitarët. Sami Meçollari, që vinte para meje atë ditë vonoi. Kur erdhi i thashë kështu kështu, si do bëjmë? Të shkojmë ta takojmë apo jo? Ishim në dilemë. Samiu më thotë: ore Abedin ai ka një zakon që nëqoftëse shkon pa të ftuar ta thotë tullë kush të thirri ty? Po mirë i thashë, këtu është në shtëpinë tonë, më mirë të na flasi ashpër se sa të mos shkojmë. Ai kishte shkuar tek kodrat e Kavajës në stërvitje, Morëm makinën dhe u nisëm. Kur u afruam askujt s’ia mbante t’i thoshte që erdhëm, aq më tepër që morëm vesh se ishte tërë inat, pasi kishte parë rrugës dy makina shirëse gruri, që rrotull saj kishte shumë grurë të shpërdoruar. Kishte mbledhur shumë kallëza dhe i kishte vënë në makinë. Se mirte askush guximin që t’i thoshte. Atëhere më shkoi mendja për një mikun tim, sekretar i Komitetit Partisë në Durrës, Sami Vargu, që kur shkonte në Durrës Mehmeti me atë rrinte. Ai ishte oficer rezervist. Pasi mori miratimin Samiu na tha të vinim. Kur shkuam dhe u paraqitëm Mehmeti i foli Samiut, hë ç’kemi, si dukesh këtu? Mehmeti po bënte konkluzionet e stërvitjes së studentëve. Aty kishin ardhur dhe Sekretari i parë i Durrësit Qirjako Mihali. Kryetar i Komiteti Ekzekutiv ishte M. Karoli. Më parë aty kishte qenë Sekretar i Parë Iljaz Reka, të cilin e kishin çuar në Lushnje. Kur Mehmeti bënte konkluzionet ata erdhën. Mehmeti i prezantoi, para studentëve. Kur mbaroi konluzionet ai i tha shoqëruesit, Dilaver...Pa mbaruar fjalët ai i solli disa tufa me kallëza gruri. Ata shtangën. Ti Qirjako sapo ke ardhur në Durrës ndaj kam punë me Rekën dhe Karolin. Menjëherë Kryetari Komitetit Eksekutiv tha është turp. Mehmeti iu sul; s’është turp, por është krim, sabotim, është maskarallëk. Do i raportoj Enverit. Kjo nuk falet. Do ta bëj problem në mbledhjen e qeverisë ditën e hënë (atë ditë ishte e premte). Të gjithëve na u pre gjaku. M Karoli ishte zverdhur.

Po ju a ju kontrolloi?

Po. Pas përfundimit me ta, rrugës për të ikur, ai kontrolloi tarnsetë dhe qendrat e zjarrit që ishin aty. Kryesisht kontrolloi tarnsetë dhe hendeklidhjet. Ato i kishte merak. Kudo që shkeli ishte punuar në mënyrë shembullore. Nuk gjeti asnjë gabim. Bënte çmos që të shihte diçka, se ai rrallë e thoshte fjalën e mirë. Por nuk gjeti. Ishte merita e Sami Meçollarit. Me thënë të drejtën, Samiu ishte një ushtarak shumë i zoti. Mehmeti u detyrua të thoshte keni bërë punë të mirë, por pa ju drejtuar direkt, Samiut pasi ai i ndiqte të gjitha këto punime.

Ju folët pak më lart për konferencën, aktivin ushtarak të Durrësit, përse bëhet fjalë në këtë konferencë?

Ky aktiv është bërë në vitin 1970 ku erdhi vetë Mehemt Shehu. Ky aktiv u bë për të deleguarit në Kongresin e Partisë. Në këtë takim Mehmeti foli ashpër për punën e partisë si dhe për porosinë e Enverit për klasën punëtore. Një delegat i Kavajës foli për rolin e klasës punëtore sipas mësimeve të shokut Enver. Ju shembull keni Shyqyri Kanaparin i tha Mehmeti. Ai është Hero i Punës Socialiste, i cili ka punuar për 10 vite më shumë se plani. Ai është traktoristi më i mirë në Shqipëri, pasi mban traktorin më mirë se të gjithë. Por ka kavajas që ta çojnë ujin nën rrogoz dhe janë agjiprop si Sotir Manushi. Ky i fundit ishte Sekretar i Komitetit të Partisë për problemet ideologjike. Me këtë donte të thoshte se ai bënte propogandë si në kohën e BS. Sotiri kishte qenë dikur në Shkollën e Partisë dhe nuk kishte shkuar mirë me Fiqirete Shehun, ndaj Mehemti e ngacmoi.

1976-78 në Akademinë Ushtarake kush ka ardhur në Akademi?

Gjatë kohës që isha në Akademi na kanë ardhur njëherë tre udhëheqës bashkë, Mehmet Shehu Kadri Hazbiu dhe Hysni Kapo. Kemi bërë një mbledhje në kinemanë e madhe të Shkollës së Bashkuar. Na folën për situatën, por atë ditë diplomoheshin oficerët e rinj ku Mehmet Shehu ndau 5 diploma të oficerëve të shkëlqyer.Ai midis të tjerave tha që të ruajmë si sytë e ballit teknikën; ta pastrojmë atë. Pa gadishmëri nuk bëjmë dot luftë. Kjo thënie e tij më vonë u muar si provë apo si mësim që ishte kundër mësimeve të partisë dhe të shokut Enver. Do flitej më vonë se Mehmeti vinte teknikën mbi ideologjinë, mbi njeriun. Pra kur ai u diskutua më vonë zbutja e luftës së klasave.

Pas Akademisë ku u caktuat?

Komisar i Bigradës së Laçit. Ishte vitit 1979. Aty ishte terren tjetër për mua, i panjohur. Pas një viti aty u bë stërvitja e madhe “Kështjella”. Ishte viti 1981 dhe të gjithë anatrët e Byrosë Politike u ndanë nëpër brigada. Tek ne u caktua Kadri Hazbiu. Ai erdhi dhe na gjeti në Mamurras, në vendkomandën e kohës së luftës. Aty kishim një batalion tankesh dhe një pjesë të autonomeve xhenjerë, kimistë. Qëlloi që Komandanti i Brigadës të ishte për raportim në Tiranë. Kadri Hazbiut donte ti raportonte Shefi i Shtabit të Brigadës por ai tha që jo, raportimin e dua nga Komisari. Unë sapo kisha mbaruar Akademinë dhe i fola pa shumë emocion, pasi thosha që Kadriu nuk di shumë nga ushtria, nga arti ushtarak. Por ai në një pyetje më kapi. Por u mundova ta shpjegoj. Aty pashë që dinte shumë nga ushtria. Por në fund ai pati mirëkuptim dha detyrat e rastit dhe bëmë nga një foto.

Ku ishe kur u vetvra Mehmet Shehu?

Isha komisar i Brigadës së Laçit. Atë mbrëmje unë nuk i dëgjova lajmet e fundit në televizion. Ishte 17 dhjetor 1981. Kur unë shkova në repart mora vesh. Aty kishte ardhur fonogrami që të nisemi gjithë drejtuesit për në Tiranë. Ishim disa reaperte në Laç si artileria kundërajrore etj. U nisëm me një makinë për efekt kursimi karburanti. Atu na priti Luto Haskaj, Sekretar i Komitetit të Partisë së Korpusit, dhe Naim Muho Komandnat i Korpusit. Na komunikuan shumë shkurt që Mehemt Shehu në një krizë nervore vrau veten. Nuk do at bëni të madhe, por duhet të rrisni gadishmërinë, pasi armiku këto raste pret. Na zbërthyen problemin se kush ishte shkaku. Pra zbutës i luftës së kalsave, pasi një djalë i Mehemt Shehut ëshët fejuar me një vajzë nga familja Turdiu daja i së cilës shan nga Zëri Amerikës partinë dhe shokun Enver.

Po pas vrasjes së Mehemt Shehut a pate takim me Kadri Hazbiun?

Po, menjëherë pas marjes së detyrës si Minsitër i Mbrojtjes, ai erdhi për rikonicion në Brigadën tonë. Konkretisht ai vizitori një pikë drejtimi në Kodrat e Ishmit, dhe në Laç shkoi në pikën më të lartë kundërajrore. Ai pa gjithë brezin e mbrojtjes.Gjatë diskutimit ai vë dorën në një pikë në hartë, afër Patokut, ku unë e mbaja mend kur ishte në stërvitjen e para disa viteve dhe më kishte thënë studioje sa e thellë është këneta, me ujë dhe pa ujë, me baltë dhe pa baltë. Unë kisha shkuar më parë me dy tanke aty.

Po me Enver Hoxhën a je takuar ndonëjehrë?

Po jam takuar njëherë rastëisht në vitet e mia të para kur isha komisar kompanie në Plazh të Durrësit. Ishte viti 1966. Enveri pushonte tek kampi “Qemal Stafa”. Ne e dinim që ai ishte aty sepse më kishin thënë se dilnin shumë ushtar dhe mos i shikonte Enveri dhe an thoshte jeni jashtë gadishmërisë. Unë vija vërdallë anës së detit afër Shkëmbit të Kavajës. Kur pashë Enverin em dy të tjerë që bënin xhiro në breg të detit. Isha i veshur me uniformë. Ata ishin shumë afrë kur unë i njoha. Ishim vetëm fare. Unë me ata tre shoqëriuesit. Enveri sa ëm pa u afrua më dha dorën dhe më pyeti je me pushime? Jo i thashë jam me shërbim. Shumë mirë, të jeni të kuejdeshëm ta ruani atdheun dhe të shkoni mirë me ushtarët se bij nënash janë dhe ata.

Ku ishe kur vdiq Enver Hoxha?

Athere isha në Borizan të Krujës Komisar i Shkollës së Lirë Ushtarake. Kur na dhanë fonogramin se besova. Ne në ushtri e kishim perëndi Enverin. Të gjthëve na erdhi keq. Ndokush që thotë jo besoj se gënjen. Të gjithë rrinim si të hutuar. Ditë të tëra. Me thënë të drejtën athere në ushtri veprat e Enver Hoxhës ishin të detyrueshme të lexoheshin. Në çdo bibliotekë të ushtrisë veprat e tij ishin të pranishme. Jo vetëm kjo por edhe në të gjitha librat teknikë patjetër do të futej dhe pjesa ideologjike, do të futeshin citate të Enver Hoxhës. Nuk kishte libër ushtrak pa këto citate. Pra ushtria ishte e brumosur me ëkto mësime, i kishte të pranishme çdo ditë. Ndaj mund të them se në ushtri u ndje më shumë se në sfreat e tjera.

Mos vallë u teprua shumë me fortifikimin?

Me atë që shoh sot them se po, ishte tepruar pasi me aq shumë beton sa është hedhur mund të ishin bërë shumë shtëpi banimi. Kur i shikon sot tërë ato bunkerë që ajnë shaktruar thua o zot pse shkuan dëm. Por nqs do flasim për kohën mund të them se të gjitha vendet në atë kohë punonin shumë për ushtrinë. Ishin dy kampe të qarta, dy kampe të ndara ideologjikisht dhe secili punonte shumë ëpr mbrojtjen. Ne nuk bënim dot avionë bënim bunkerë të mbriheshim. Nuk mund ët gjykohet sot si dje. Cdo veprim diskutohet me kohën, me raportet me sistemet, regjimet, me fqinjët etj... Nqs sdo ishin bërë bunkerë do ishin blerë armë të tjera.

Ke pasur takime me Kiço Mustaqin?

E kam takuar kur e kisha Komandant Korpusi në Kavajë. Ai kishte këkresë llogarie, ishte teknicien. Në disa kontrole ai të bënte të qartë problemin dhe ndiqte zbatimin e tij. Nuk ishte hakmarrës dhe nuk ishte servil.

Kur u larguat nga ushtria?

Në vitin 1992 më liruan, pasi atë kohë komisarët nxirrnin të parët në lirim. Më as mendohej ti mbanin komisarët në ushtri.

Si ishte ushtria në regjimin komunist?

Ishte shumë e fortë. Një ushtri e mirëorganizuar. Atëkohë gadishmëria jonë ishte aq e lartë sa as që mund të mednohet sot. Stërvitjet zhvilloheshin si në kushtet e luftës dhe kishte gjeografi shtrirje të ushtrisë ën gjithë teritorin. Nuk kishte zonë apo rreth pa repart ushtarak. Të gjitha llojet e armëve ishin nga më modernet, nga më të mirat. Armatimi mbahej dhe ruhej si sytë e ballit. Ai armatim ka 23 vite që digjet, shitet, shpërdorohet dhe nuk mbaron. Athere dhe miqësia mes ushtarakëve ishte e madhe. Kishim një miqësi që sot nuk mund të mendohet. Kishte një lloj dashurie që sot nuk ekziston. Mund të them se armatimi ishte si ai që kishin vendet më të zhvilluara në botë. Por mbi të gjitha kishte një llojorganizmi që sot nuk imagjinohet. Athere gjithë populli ishte ushtar. Ishin çetat vullnetare, ishin ushtria rezerviste ku secili kishte armën e vet. A mund të diskutohet sot kjo gjë. Duket si ëndërr. A mund të digjen 4 nëndeëtset në Vlorë. Ato kushtonin sa nj zot e di. Nuk duheshin trajtuar ashtu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat