Intervistë e posaçme me ish- zëdhënësin e UÇK-së për Kanada, ish-gazetarin e Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj

Intervista

Intervistë e posaçme me ish- zëdhënësin e UÇK-së për Kanada, ish-gazetarin e Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 13 gusht 2021 Në ora: 00:50
Gjek Gjonlekaj

Në 20 vjetorin e Marrëveshjes se Ohrit, gazeta jonë bisedoi me ish- zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK, për Kanada, ish – gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj. Ai tha se: "Asnjë marrëveshje dhe asnjë kushtetutë nuk është e përsosur, madje as Kushtetuta Amerikane, nuk ka qënë e përsosur. Sot, pas pothuajse 235 vjetësh nuk është e përsosur, por është bërë më mirë dhe më pas pranimit të 27 amandmenteve në këtë Kushtetutë. Edhe, Marrëveshja e Ohrit, shpresojmë që do të bëhët më e pranueshme, dhe më e mirë për shqiptrët në atë vend. Pavarësisht, çka thonë armiqtë ose kundërshtarët e shqiptarëve, Shqiptarët në Maqedoni, janë popull shtet-formues. Kohë më parë e pyeta ekspertin dhe analistin e çështjes shqiptare në Ballkan, Dr. Elez Biberaj, për gjëndjen e shqiptarëve në Maqedoni. Ai tha: "Tani shteti maqedon, nuk mund të marrë asnjë vendim pa pjesëmarrjen e shqiptarëve". Gjonlekaj, në këtë intervistë shprehet se "Shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Luginën e Preshevës, Maqedoni, dhe në Mal të Zi, janë dhe do të jenë çdo ditë e më mirë, nga se janë nën mbrojtjen e Aleancës më të Madhe Ushtarake botërore gjatë gjithë historisë së njerëzimit, që është NATO. Për faktin se Lugina e Preshevës, nuk është brënda këtij kufiri, shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar për fatin e tyre. Këtu dua të veçojë miqësinë e madhe të Shteteve të Bashkuara. Presidenti i famshëm i Shteteve të Bashkuara Abraham Lincoln, ka thënë: "Shtetet e Bashkuara janë shpresa e fundit e njerëzimit".

Keni qenë mjaft aktiv në komunitetin shqiptar, në SHBA, për dy luftëra: të Kosovës 1999, dhe Maqedonisë 2001. Si i keni parë, nga këndë gjykimi juaj këto dy luftëra, të shqiptarëve?

Gjonlekaj: Shqiptaro-ameriknët atdhetarë e liridashës gjithëmonë kanë qënë të shqetësuar dhe të interesuar për fatin e atdheut dhe të vendlindjes. Ndjenjat atdhetare shqiptare në Amerikë, janë të kahershme. Janë qysh ditët e para, kur ata imigruan në këtë vend. Kujdesi për atdheun kishte zënë fill ne fund të shekullit XIX, sidomos gjatë dy dekadave të shekullit XX. Mund të themi lirisht se kolonia e shqiptarëve të Amerikës e vazhdoi këtë traditë fisnike tash 130 vjet. Flaka e dashurisë qëndroi ndezur herë më shumë e herë më pak por çka është e vërteta nuk u shua kurrë. Kjo rreze drite shkëlqen në shpirtin e shqipëtarëve sot e kësaj dite. Interesimi i shqiptaro-amerikanëve është pjesërisht meritë e demokrcisë amerikane, sepse ky vend është i kujdeshëm për atdheun e grupeve të ndryshme etnike, sidomos, kur interesat e ketyre grupeve nuk bien ndesh me interesat amerikane, do të kishte thënë ish Sekretarja e Shtetit Madeline Albright. Shumica e shqipëtarëve që kanë lindur dhe janë rritur në trojet e tyre arbërore, nuk mund të skëputen kurrë nga dheu i tyre i lindjes. Pavarësisht se janë këtu për më shumë se një gjysmë shekulli ata ende i shohin ëndërrat shqip. Ne jemi të shkëputur fizikisht nga atdheu por jo shpirtërisht. Luftërat sqiptare për liri të viteve 1998 , 1999 , dhe 2001 ishin për ne dhe për mua personalisht dhimbje,tragjedi e vuajtje dhe brëngosje. Mbase ne nuk bëmë shumë, por bëmë diçka për të mirën e popullit atje. Brënda mundësive tona dhamë pak mbështetje morale e matëriale. Aktivitetet serioze i filluam në vitin 1981 pas demostratave tragjike të Kosovës. Jehona e të cilave u dëgjua anë e mban botës. Në atë kohë u bashkuam me lëvizjen shqiptaro-amerikane, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të trevave tjera shqiptare në ish Jugosllavi. Lëvizja e shqiptarëve të Amerikës ishte shumë serioze e cila u pasqyrua gjatë atyre luftërave për liri. Duke qënë këtu në Amerikë për një kohë të gjatë dhe duke marrë parasysh përvojën pranë "Zërit të Amerikës", dhe shoqërisë amerikane, kisha një përvojë të mirë për t'u bërë pjesë e këtyre aktiviteteve për të mirën e popullit shqiptar në tokat arbëore. Përvoja dhe aktivitetet tona në mbështetje të lutës për liri në Kosovë, ishin tepër të rëndësishme për luftën e shqiptarëve në Maqedoni, dhe në Luginën e Prehevës, ku isha aktiv, bile për luftën e shqiptarëve në Maqedoni, qendrova ish zëdhënës këtu në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Këtë punë e kisha bërë edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në fillim të vitit 2001 aktivistët shiqptaro-amerikanë nga Maqedonia, më emëruan zëdhënës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Shqiptarëve në Maqedoni. Gjatë kësaj perudhe isha aktiv, dhe ky aktivitet u pasqyrua me dy demonstrata në Neë York, dhe me dy demonstrata në Ëashington. Si zëdhënës i kësaj ushtrie, unë kisha lidhje të përditshme me përfaqësuesin politk të UÇK-s Ali Ahmetin dhe me gjeneral Gëzim Ostrenin, si dhe me disa të tjerë nga shtabi i kësaj ushtrie çlirimtare. Nëpër fushata financiare, që zhvilluam në komunitetet shqiptarë, mblodhëm miliona dollarë që u vunë në shërbim të luftës shqiptare për liri. Kaluam ditë e netë pa gjum, të lodhur e të raskapitur nga këto fushata, dhe, nga demonstratat dhe takimet me komunitetin ne rrugë të gjata, deri anë e përtej Amerikës, në Kanada ku jetojnë shqiptarët. Në këtë mes e kujtoj me shumë respekt mbledhjen e madhe në xhaminë e Çikagos, ku atë natë përveç qindra mijëra dollarëve të dhuruara nga bashkëatdhetarët, u paraqitën edhe 35 shqiptaro-amerikanë, vullnetarë për të iu bashkangjtur Ushtrisë Çlirmatre Kobëtare të Shqiptarëve në Maqedoni.

Me siguri në kujtimet tuaja keni edhe momente të veçanta që lidhen me këto dy luftëra. Aq më tepër kur të merret parasysh se bëhet fjalë për një periudhë post konfliktuale?

Gjonlekaj: Për aktivitetet e shqptarëve të Amerikës, për këto luftëra kam shumë kujtime. Por, nisjen e Batalionit"Atlantiku" në Luftën e Kosovës, kam kujtime të veçanta. Ajo ishte ditë historike, ishte një krenari kombëtare që nuk e kisha paramenduar kurrë. Atë ditë më 11 prill të vitit 1999, themeluesit dhe përgjegjësit e ketij batalioni luftarak, më kishin autorizua që të mbaja një fjalim anglisht për nisjen e tyre në Luftën e Kosovës. Në atë fushë të madhe të qytetit Yonkers, të Neë Yorkut, të veshur me uniformën e UÇK-s qëndroni në radhë të gjata 400 djemë e vajza shqiptaro-amerikane, për t'u nisur në atë Luftë për çlirimin e vendit. Disa nga ata luftëtarë ishin të martuar dhe gratë e tyre, kishin ardhur me fëmijë për dorë, për t'u thënë burrave të luftës udha e mbarë. Aty kishin ardhur shumë prindër duke lutur Zotin që të kthehen shëndosh. Disa nëna të moshuara qanin me lot nga frika se nuk do t'i shohin më djemte e tyre. Në fjalimin tim anglisht unë përveç tjerash thash edhe këto: "Këto ditë ju do të kaloni dallgët e Atlantikut, për të liruar Kosovën tonë nga Hitleri i Dytë i Evropës, Slloodan Milosheviqi. Do të kaloni këtë oqean ashtu siç kishin kaluar 6 dekada më parë gjeneralët çlirimtarë të Evropës, George Marshall, Dëight Eisenhoëer Omr Bradly. Ata mposhtën Hitlerin. Edhe, ju do ta mposhtni Sllobodan Millosheviqin. Ju po shkoni për të liruar atdheun e Haxhi Zek Biberit, të Isa Boletnit, të Nënës Tereze dhe te Idriz Seferit. Lusim Zotin të ktheni shëndosh". Natyrisht, se kisha emocione dhe dyshime se nuk do të kthehen të gjithë shëndosh e mirë. Fatëkeqësisht, ashtu edhe ndodhi ngase atje u vranë tre vëllazërit Bytyçi dhe disa nga ata u kthyen pa këmbë pa dorë dhe të sakatuar për jetë. Atë ditë aty ishte rrjeti televiziv amerikan CCN, pastaj kanale të tjera, madje edhe "The Neë York Timës", i cili një ditë më vonë botoi një shkrim të gjatë për vajtjen e tyre në Luftën e Kosovës. Dy ditë më vonë arrita në Tiranë, dhe më 15 prill 1999 isha në Kukës, për të parë me sytë e mi gjëndjen e refugjatëve në atë qytet shqiptar.Gjatë atyre ditëve në Shqipëri, vizitova shumë kampe refugjatësh, duke dhëne lajme për radio-emisionet në gjuhën shqipe në Neë York.

Lufta e shqiptarëve të Kosoës, ishte më e përgjakshme se lufta e shqiptaëve të Maqedonisë. Lufta e sërbëve në Kosovë, kishte qëllime të spastrimit etnik. Sërbia, do me thënë Jugosllavia, e dikurshme, në atë kohë ishte shumë më e fuqishme ushtarakisht se Maqedonia. Jugosllavia ishte përgatitur për këtë spastrim etnik, për pothuajse një shekull. Këtë spastrim etnik e kishin përgatitur Akademia Sërbe e Shkencave, Kisha Ortodokse Sërbe, dhe të gjitha qeveritë. Për këtë gjenocidë anti-shqiptar ata kishin ndihmën e Rusisë dhe të Kinës. Gjeneralët jugosllavë kishin futur në veprim taktikën e gjenocidit hitlerian dhe stalinist. Sulmi jugosllav ishte një cunam që tronditi botën. Bota kishte mësuar shumë nga Lufta në Bosnje dhe nga Lufta e Kosovës dhe sllavo-maqedonët nuk kishin fuqi të mjaftueshme për të përballuar shqiptarët, sepse atyre u shkuan në ndihmë luftëtarë nga Kosova dhe Shqipëria. Lufta e Kosovës, kishte qënë mësim i madh për çlirimtaërt shqiptarë në Maqedon. Prijësit e Luftës në Maqedoni, siç ishte Ali Ahmeti dhe Gëzim Ostreni, kishin marrë pjesë aktive në Luftën e Kosovës, dhe ata kishin përvojë të shkëlqyeshme. Ata sidomos Ali Ameti, kishte aftësi politike, për ta drejtuar këtë luftë. Ëinston Churchili, ka thënë është e kot lufta pa krahun politikë. Disa aktivist shqiptaro-amerikan nga Maqedonia, e kishin ndihëmuar shumë Luftën e Kosovës, për liri dhe ata ishin gati dhe shumë të përgatitur për Luftën e shqiptrëve të Maqedoni. Duhet të jemi të sinqertë se pranë këtye luftërave për liri e pavarësi ishin Shtetet e Bashkuara, duke u dhënë bekimin, ashtu siç u ka dhënë edhe shumë vendeve tjera të botës tash një shekull e më shumë.

Dhe, Çfarë ishte e veçanta e këtyre dy luftërave për shqiptarët, dhe veçanërisht diasporës në SHBA, ku edhe ju ishit mjaft aktiv?

Gjonlekaj: E veçanta e kësaj lufte ishte se interesimi i diasporës për luftën e shqiptarëve në Maqedoni, nuk ishte në nivel të duhur. Në demonstrata dhe në fushata financiare mungonin shumë veprimtarë që kishin qënë aktiv në Luftën e Kosovës,çfarë kishte ndodhur edhe me luftën e shqtarëve në Luginën e Preshevës. Kjo mbase ishte për arsye se udhëheqja politike e Kosovës, e pas luftës nuk ishte unike për për këto dy luftëra shumë të rëndësishme. Mbase, ata kishin frikë nga rreziqe të mundshme që mund të shkaktonin këto luftëra për të ardhmen e Kosovës, fati i të cilës në atë kohë, ishte shumë i paqartë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në fillim të luftës së Kosovës, ishte zotuar se do të çlironte të gjitha trevat në ish Jugosllavi, madje këtë deklerat ata e kishn bërë edhe gjatë intervistave me rrjetet e mëdha televizive ndërkombëtare, në gusht të vitit 1998. Siç duket ndërkombëtarët u tërhoqën vrejtje në lidhje me këto deklarata nga frika se lufta do të përshkallozhej në shumë vende të rajonit. Ndërkombëtarët, kërkonin që kjo luftë të mos kalonte përtej kufijëëve të Kosovës. Por, shqiptarë të lindur jashtë kufijëve të Kosovës, nuk ishin aspak të qetë me këtë qëndrim, ngase ishte bërë një "Besëlidhje" për çlimin e të gjitha tokave shqiptare të robëruara nga sërbët, sllavo-maqedonët dhe sërbo-malazezët. Shqiptarët e Maqedonisë, të Preshevës dhe të Malit të Zi, kishin dhënë kontribte të nëdha financiare, dhe vullnetarë në Luftën e Kosovës për liri. Këtu janë shquar shqiptarët e diasporës, qofshin ata të Evropës dhe Shteteve të Bashkara dhe Kanadasë. Sidoqoftë kryegritjet e armatosura të shqiptarëve të Maqedonisë, dhe të Luginës së Preshevës, bënë punën e tyre.

Marrëveshja e Ohrit, si dokument që i dha fund konfliktit të vitit 2001 mbas një jave shënon jubileun 20 vjeçar, Kur e ktheni kokën prapa, si e shihni atë periudhë nga Shtetet e Bashkuara?

Gjonlekaj: Gjatë aktiviteteve tona në mbështetje të luftës së shqiptrëve për liri në në Maqedni ne bisedonim vazhdimisht mundësinë e një marrëveshjeje.Por, ne mendonim për një marrëveshje jashtë territorit të Maqedonisë, ashtu siç ishte bërë Marrëveshja e Daytonit, ose Marrëveshja e Rambujes. Bile këtë çështje e kemi biseduar me dy tre kogresmenë amerikanë të cilët e pëlqenin këtë ide. Ne kishim frikë se pala shqiptare në një marrëveshjë në Maqedoni, nuk do të jetë majft e fuqishme dhe e guximshme në mbrojtje të çështjes kombëtare. Pastaj ne kërkonim që në atë marrëveshje të merrte pjesë përfaqësia e krahut politik të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, siç kishte marrë pjesë në Rambuje. Palët pjesëmarrëse në këtë Marrëveshje, kishin vënë kushte shumë të vështira për luftëtarët shqiptarë në Maqedoni. Ata kishin kërkuar dorëzimin e armëve. Për ne shqiptarët e Amerikës, që ishim pjesëmarrës në këto aktivitete dorëzimi i armëve në ato kushte ishte i vështirë. Poeti ynë kombëtar Gjergj Fishta, kishte thënë "Fjalën pëng mos me e lanë dhe armët e brezit mos me i dhanë". Madje, kur dëgjuam se ato armë ishin dhënë Greqsë, u shqetësuam edhe me shumë. Por, ne nuk ishim faktor vendimtar. Urdhëri për të ndaluar luftën dhe për të hyrë në marrëveshje siç duket ishte përgatitur nga ata që edhe kishin qenë iniciator të kësaj kryengritjeje.Një natë vonë pas mesnate në fund të korrikut 2001, shikova në njërin prej televizioneve largimin e ushtarëve shqiptarë nga Haraçia, madje i kishin hypur në disa kamionë, sepse ata kishin fillur të sulmomin disa lagje sllao-maqedone në Shkup. Të shtënat me snajper nga Haraçia i detyruan ndërkombëtarët të përshpejtojnë Marrëveshjen e Ohrit. Shqitarët e Maqedonisë, ishin me fat se atë Marrëveshje e kishin sugjeruar mbase edhe hartuar Amerikanët, për të siguruar pranimin më vonë të Maqedonsië në NATO. Edhe, ne luftë edhe ne marrëveshje amerikanët ishin të pranishëm. Fjala marrëveshje në të drejtën ndërkombëtare është e mirë. Pavarësisht se marrëveshjet nuk janë të përsosura ato janë të rëndësishme, sepse më vonë ato mund të korigjohen. Fjalët konflikt dhe mosmarrëveshje shumicën e rasteve kanë pasoja të rënda për palët ndërluftuese. Edhe, Marrëveshja e Daytonit edhe Marrëveshja e Rambujes, kanë dhënë rezultate, madje për Kosovën ajo Marrëveshje solli pavarësinë.

A mendon se Marrëveshja e Ohrit ka mbetur e papërfunduar në "misionin" e saj, ose të paktën është e përmbushur ?

Gjonlekaj: Asnje marrëveshje dhe asnjë kushtetutë nuk është e përsosur, madje as Kushtetuta Amerikane, nuk ka qënë e përsosur. Sot, pas pothuajse 235 vjetësh nuk është e përsosur, por është bërë më e mirë dhe më pas pranimit të 27 amandmenteve në këtë Kushtetutë. Edhe, Marrëveshja e Ohrit, shpresojme që do të bëhët më e pranueshme, dhe më e mirë për shqiptarët në atë vend. Pavarësisht, çka thonë armiqët ose kundërshtarët e shqiptarëve, Shqiptarët në Maqedoni, janë popull shtet-formues. Kohë më parë e pyeta ekspertin dhe analistin e çështjes shqiptare në Ballkan, Dr. Elez Biberaj, për gjëndjen e shqiptarëve në Maqedoni. Ai tha: "Tani shteti maqedon nuk mund të marrë asnjë vendim pa pjesëmarrjen e shqiptarëve". Kjo fjali tregon shumë për të ardhmen e shoqërisë shqiptare në atë vend. Gjëndja e shqiptarëve sot në Maqedoni, është më e mirë se asnjë herë më parë. Natyrisht, se nuk janë realizuar të gjitha kërkesat, por gradualisht dhe me kohë do të arrihet më shumë. Para 25 vjetësh shqiptarët në Maqedoni, kishin vetëm një shkollë të lartë pedagogjike në Shkup. Sot ata kanë 3 universitete. Prania e fuqishme dhe serioze e amerikanëve në këtë vend, ka bërë dhe do të bëjë ndryshime të mëdha për të mirën e shqiptarëve në Maqedoni. Në fillim të shtatorit 2001 gazeta "The Neë York Timës" kishte botuar një artikull të gjatë për luftën e shqiptarëve në Maqedoni dhe për Ali Ahmetin, duke botuar edhe një fotografi të madhe të Zotni Ahmetit . Po e parafazoj kryetitullin e atij shkrimi: "Ai Ahmeti e pushoi luftën për të hyrë në Parlament". Kjo gazetë shkruante se Ali Ahmeti mendon se do t'i relizojë të drejtat kombëtare të shqiptrëve nga Parlamenti, më mirë se nga Lufta. Sa është e vërtëtë kjo ne nuk e dijmë. Populli shqiptar në atë vend e di më mirë këtë çështje. Shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Luginën e Preshevës, Maqedoni, dhe në Mal të Zi, janë dhe do të jenë çdo ditë e më mirë, nga se janë nën mbrojtjen e Aleancës më të Madhe Ushtarake botërore gjatë gjithë historisë së njerëzimit, që është NATO. Për faktin se Lugina e Preshevës, nuk është brënda këtij kufiri, shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar për fatin e tyre. Këtu dua të veçojë miqësinë e madhe të Shteteve të Bashkuara. Presidenti i famshëm i Shteteve të Bashkuara Abraham Lincoln ka thënë: "Shtetet e Bashkuara janë shpresa e fundit e njerëzimit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat