Kjo është gjendja aktuale me Covid19 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Intervista

Kjo është gjendja aktuale me Covid19 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 dhjetor 2021 Në ora: 22:34
Afrim Avdaj

Vendi ynë, sikurse e gjithë bota po vazhdon të përballët më  virusin Covid19.

Edhe pse pandemia globale është në kulmin e saj në Evropë, për momentin në Kosovë numri i personave të prekur me virusin Covid19 është i ulët.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Afrim Avdaj në një intervistë për “Bota sot”,  ka fol për gjendjen në këtë komunën e Prizrenit.

Ai ka folur për gjendjen aktuale në spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Po ashtu, ai ka treguar se në  spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit nuk ka asnjë person të hospitalizuar me virusin Covid19.

Po ashtu, ai ka folur edhe për materialet shëndetësore, ku ka thënë se nuk ka mungesë të tyre.

“Bota sot”: Si është gjendja në spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit?

-Gjendja momentale është stabile. Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren nuk kemi asnjë pacient të hospitalizuar të infektuar me virusin COVID-19

“Bota sot”: Me çfarë probleme po përballët spitali rajonal i Prizrenit?

Në spitalin rajonal të Prizrenit për momentin janë anë duke u ofruar shërbimet e parapara për nivelin sekondar.

“Bota sot”: A keni mungesë të materialeve shëndetësore?

Spitali i përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren nuk ka mungesë të materialeve shëndetësore. Jemi të furnizuar me material. Gjithashtu, kur kem mungesë të materialeve shëndetësore bëjmë kërkesa sipas nevojës.

“Bota sot”: Cili është apeli juaj për qytetarët e Prizrenit, po edhe të gjithë Kosovës?

Apeli për të gjithë qytetarët e Prizrenit dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës është të respektohen të gjitha masat mbrojtëse anti COVID-19  dhe vendimet e  Qeverisë dhe IKSHP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat