Berisha: Beogradi nuk do marrëveshje!

Intervista

Berisha: Beogradi nuk do marrëveshje!

Më: 15 janar 2023 Në ora: 16:37
Sali Berisha

•Shqiptarët janë dhe duhet të jenë të interesuar për marrëveshje.

•Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet e firmosura.”

•Asisacioni i komunave serbe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, është i pashmangshëm.

•Plani franko-gjerman është bazë solide për avancimin drejtë zgjidhjes së qëndrueshme përfundimtare.

*Këto dhe të tjera çështje u trajtuan nga kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në interevistën e tij në Syri TV, me gazeratin Çim Peka.

Peka: Kalojmë pak te Kosova. Zhvillimet në Kosovë janë shumë të vrullshme dhe fatkeqësisht pak të papritura për Kosovën. A ju duket se faktori ndërkombëtar është lodhur me Kosovën dhe po i kthen sytë nga Beogradi. Më interesantja është një intervistë e ambasadorit Hill, i cili gati, gati, shpreh pendesën për bombardimet ndaj Beogradit, shprehet se unë isha për autonomi në atë kohë dhe kur unë nuk isha ndodhi pavarësia dhe flet edhe për diskriminim të serbëve në Kosovë. Ka pastaj një sërë lëvdatash. Sot një gazetar i njohur izraelit shkruante se Vuçiç shpëtoi Botën nga lufta e 3 botërore sepse mbajti qetësinë kur u plagosën 2 serbë në Kosovë. Pra ka një fushatë ndërkombëtare që duket se i kanë kthyer sytë nga Beogradi. Cila është e vërteta?

Berisha: E vërteta është kjo. Nga viti 2013 deri më sot, procesi i zbatimit të marrëveshjeve mes Prishtinës dhe Beogradit, i shndërrimit të këtyre marrëveshjeve në marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh dhe pse jo e paqeje u ndërpre. E vërteta është se prej 8-9 vitesh, është nacionalizmi i verbër serb i Beogradit që dikton në procesin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit. Këtij nacionalizmi të verbër dhe tezave të tij, në periudha të caktuara i’u bashkuan verbërisht edhe shqiptarët. Kjo është sepse, në Ballkan është moda që të akuzojnë të huaj se ata na i sjellin. Por e vërteta është se u bashkuan shqiptarët me ato tezat e Serbisë së Madhe. E vërteta është se Aleksandër Vuçiç deklaroi në mënyrë publike dhe të hapur para 3 vitesh në 3 komunat e veriut të Kosovës, se Serbia do të bëhet më e madhe, dhe do të bëhej në territorin e Kosovës. Kanë qenë projektet e nacionalizimit të verbër serb që u shndërruan në ‘forcën e drejtimit’. Pas kësaj të ndryshimit të kufijve, doli ‘Ballkani i Hapur’. Për fat të keq, për shkak të koluzionit të Beogradit me faktorin shqiptar, e them edhe njëherë për shkak të, këtu u implikua edhe faktori ndërkombëtare. Ju lexoni këto ditë se Toni Blair i tha John Bolton për ndarjen e kufijve. Çfarë do të thotë kjo. Toni Blair i tha ato që i ka thënë Edi Rama. Po pse shprehën habi analistët dhe gazetarët shqiptarë, kur atë e ka thënë Edi Rama me dhjetëra herë. Pra kur e thotë ky i tyre që duhet të jetë kundërshtari numër 1 e harrojnë dhe merren me atë që paska bërë një këshilltar i paguar që është Toni Blair, i paguar nga Rama apo Vuçiç nuk e di. Pra prej 8 vitesh procesi u përcaktua nga nacionalizmi serb. Tani të vijmë tek shqiptarët. Ka një përpjekje të padiskutueshme për vendosjen e një barazie. Mendoj se shqiptarët kanë dy detyra themelore në këtë proces, nuk janë pa detyra. Ata shqiptarë që mendojnë të shmanget marrëveshja, ata absolutisht janë dritëshkurtër, pa vizion, për të mos thënë se për marrëveshje nuk është i interesuar Beogradi. Shqiptarët janë dhe duhet të jenë të interesuar për marrëveshje. Në gjithë morinë e deklaratave dhe negociatave të deritanishme unë shquaj tre elemente shumë thelbësore; plani franko-gjerman është një plan realist që çon në normalizimin e marrëdhënieve. E cilësoj absolutisht të drejtë, kërkesën e qeverisë së SHBA-së për zbatimin e marrëveshjeve të firmosura, ‘pakta sull servanta’. Parimi i vjetër që mbahet edhe sot është shumë i fuqishëm, nuk mund të shkelmosh atë që ke firmosur. Së treti ajo që unë lexova më shumë.

Peka: Me këtë po thoni që Albin Kurti duhet të zbatojë çdo marrëveshje që kanë nënshkruar paraardhësit?

Berisha: Pa diskutim. Edhe nuk mund të mos i zbatojë z. Kurti ato. Po ka një marrëveshje që është hedhë poshtë nga Gjykata Kushtetuese, disa nene të saj. Dhe dje z. Chollet ka bërë deklaratën më të qartë, asosacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Zotëri, ajo që ngrihet kundër asocassionit ai nuk ka të qartë se fjala dhe asocasioni janë motrat siameze të lirisë. Nuk mund të ua mohosh kurrë asocasionin aq sa mund të mohosh fjalën e lirë. Dhe nuk ka as gjykatë, as qeveri, as parlament, as njeri të lirë që mund ti mohojë kujt të drejtën e asocasionit. Por nuk ka gjykatë, parlament, qeveri, që mund të pranojë një asocasion që vjen në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese të vendit, ndaj dhe unë e përshëndes deklaratën e z. Chollet në këtë kuptim, se ka kërkuar asocasion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nëse ndokush pretendon se Kushtetuta e Kosovës qenka për shpërbërjen e Kosovës, apo shtet brenda shtetit të Kosovës, këto pastaj janë aderacione. E them edhe njëherë, shqiptarëve u intereson marrëveshja, dialogu, atyre që nuk u intereson marrëveshja dhe dialogu janë nacionalistët serbë për pretendimet e tyre që kanë ndaj Kosovës. Kështu që nuk kam unë, sepse qëndrojë gjithnjë jashtë problemeve të brendshme të Kosovës, por një gjë dua të them; koha sot më shumë kurrë kërkon një konsensus aty. Gjërat janë shumë të qarta. Pas këtyre debateve forcat politike të Kosovës, sepse janë në parlament, janë faktor të rëndësishëm sepse kanë firmosur marrëveshje kur kanë qenë në qeveri, duhet të bashkohen dhe të përcaktojnë tani të gjitha objektivat, për të cilat duhet që qeveria e Kosovës në negociata të përpiqet për realizimin e tyre. Jashtë kësaj, është shumë e gabuar që të mos kenë objektiva të përbashkëta mendoj unë. Ata janë njerëz të shkolluar shumë mirë, si kryetarët e partive të tyre, janë njerëz me eksperiencë kanë drejtuar qeveri. Nuk u mungon asgjë sot që në interesin më të mirë të Kosovës që të përcaktojnë objektivat në këtë stad, pothuajse përfundimtar të një marrëveshje me Serbinë, e cila duhet të ketë garantor. Pa një garantor asnjë marrëveshje nuk zbatohet nga serbët, asnjë marrëveshje, pa një garantor të fuqishëm. Mënyra se si është trajtuar Beogradi deri më sot është absolutisht e gabuar dhe mënyra se si janë trajtuar deri më tani u ka dhënë atyre mundësinë të udhëheqin një proces që ka të bëjë me paqen dhe konfliktin në rajon, që nuk mund ta kishin kurrë këtë të drejtë.

Peka: Mënyra se si është trajtuar Beogadi nga faktori ndërkombëtar?

Berisha: Po

Peka: Pse mendoni se ka këtë tolerancë nga faktori ndërkombëtar, edhe nga SHBA-të ndaj Beogradit?

Berisha: Tolerancën më të madhe e tregoi faktori shqiptar, çfarë do ti thuash ti Jonh Bolton i cili thotë se më njoftuan se të gjitha palët janë dakord, duhet të jemi shumë seriozë në analizat tona dhe qëndrimet tona. Gjithnjë i kam thënë vetes së nuk kam pse të mos e pranoj. Fatmirësisht nuk e pranoj Angela Merkel dhe e shpëtoi situatën, por edhe jo mund të thoshte ndaluni se të gjithë këto janë dakord. Pra mos ta çojmë më tutje. Projekti i serbomadhisë u mbështet dhe nga shqiptarët, u mbështet fuqishëm nga Edi Rama ai u bë promotor kryesor.

Peka: Zoti Berisha ju jeni parë gjithmonë nga faktori ndërkombëtar dhe shqiptarët si politikani nacionalist dhe sa herë ka pasur momente delikate për zgjidhjen e marrëveshjes për Kosovës duket se ndërkombëtarët nuk u ka interesuar një qeveri shumë e angazhuar për kërkesat maksimale të Kosovës. A ju duket se deri në momentin e zgjidhjes së statusit final për Kosovën, Sali Berisha penalizohet?

Berisha: Absolutisht jo, përkundrazi Edi Rama është i pakallur. A mund të mbyllësh sytë për një moment dhe të kalosh nga fero, superskandalet se çfarë është kjo qeveri. Këtu nuk ka më stabilitet, këtu ka vetëm shpërthim, të ujarëve të zeza të një qeverie të kalbur në vjedhje, drogë dhe krim, ndaj dhe përkundrazi koha po thërret opozitën, PD-në si një shpëtimtare të vendit dhe kjo do të ndodhi

Peka: Koha po thërret po mesa duket faktori ndërkombëtarët kanë nevoje për një qeveri të Tiranës e cila u jep çdo gjë në raport me Kosovës, doni ndarjen merreni, doni kthimin e trupave serbe në Kosovës ne nuk kundërshtojmë...

Berisha: Nuk ndaj këtë mendim. Ka ndonjë problem në ndonjë rast të caktuar por problemi është ato që duhet të udhëheqin shqiptarët janë parimet dhe jo individët, jo qëndrimet. Për shembull unë fola për faktorin, ndikim, apo rolin drejtues të nacionalistit serb, por jo më pak i rëndësishëm ishte ndikimi i Xhorxh Soros që ja doli në një mënyrë që të dystojë politikën e SHBA në rajon, por mos harroni në një rajon me probleme të mëdha, sepse projekti ndryshimeve të kufijve të Kosovës me Serbinë doli me vulën e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur të Beogradit. ‘Ballkani i Hapur’ u emërtua për të nderuar Sorosin. Por të lemë emërtimin, sematikën në një anë. Të marrim një fakt, cilët janë personalitetet më të shquar që mbështesin Ballkanin e Hapur, Sergei Lavrov dhe Aleksi Soros. Aleksis edhe më shumë. Lavrovi ka bërë një deklaratë e cila ja bëri të qartë të gjithë analistëve perëndimor se kush qëndron pas ‘Ballkanit të Hapur’, por po kaq është Aleksis, kjo do të thotë se në qëndrimet ndaj Ballkanit të Hapur diplomatë amerikan i lejojnë vetes të kenë një konfuzin sepse Sorosi përbën një fuqi të padiskutueshme sot në administratën e SHBA.

Peka: A ju duket se diplomatët amerikan dhe ata rusë për projektin e ‘Ballkanit të Hapur’ nuk kanë shumë kundërshti, pra janë të ngjashëm?

Berisha: Unë nuk besoj se Ballkani i Hapur është politikë zyrtare e presidentit Biden, ndonëse Edi Rama e ka shprehur këtë mendim në prani të një zonje të nderuar që erdhi nga Deparamenti i Shtetit dhe shprehi këtë mendim. Unë besoj plotësisht se SHBA mbështesin Procesin e Berlinit, besoj se mbështesin integritetin territorial të Kosovës dhe në këtë kontekst mbetët që ky projekt ruso-serb ‘Ballkani i Hapur’ të sqarohet se cili është roli obskur i Aleksi Soros në këtë projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat