“Zbatimi i vendimit për pronat e Deçanit do ishte fatal për Kosovën!”/ Dr. Imeraj ka një thirrje për qeverinë Kurti

Intervista

“Zbatimi i vendimit për pronat e Deçanit do ishte fatal për Kosovën!”/ Dr. Imeraj ka një thirrje për qeverinë Kurti

Arife Morina Nga Arife Morina Më 24 janar 2023 Në ora: 19:02
Manastiri i Deçanit

Tash e sa kohë, Qeveria e Kosovës po përballet me një presion nga ndërkombëtarët për zbatimin e vendimit për “Manastirin e Deçanit”.

Përveç kësaj, po synohet në vazhdimësi edhe formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, për një vazhdimësi të dialogut Kosovë-Serbi.

E në lidhje me këto dhe disa ngjarje të tjera, në një intervistë për gazetën “Bota sot” foli kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Dr. Shkodran Imeraj.

Fillimisht, ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë dhe të insistoj në vazhdimësi që shteti serb duhet të përgjigjet për dëmet që i ka shkaktuar vendit tonë.

Krahas kësaj, Dr. Imeraj foli edhe për vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, ku kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të mos lëshoj pe në çështjen e këtij vendimi antikushtetuese dhe antiligjor të vitit 2016.

“Zbatimi eventual i vendimit të kushtetueses për pronat në Deçan, do të ishte fatal dhe katastrofë për rendin kushtetuese të Kosovës, ngase do të prodhoj efekt zinxhir në gjithë territorin e Kosovës”, u shpreh kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Kurse, sa i përket asociacionit vlerësoi se në rast se themelohet, në çfarëdo mënyre, është nismë për dhënien e mundësisë së autonomisë së komunave në veri të Republikës së Kosovës.

Image
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Dr. Shkodran Imeraj.

Intervista e plotë

Gazeta “Bota sot”: Masakra e Reçakut kujtohet me 15 mars. Sa ia kanë dalur shqiptarët, dhe pse po dështojnë në raport me Serbinë, e cila ka kryer masakra dhe gjenocid ndaj nesh?

Dr. Imeraj: Masakra e kryer ndaj popullsisë shqiptare në Reçak të Komunës së Shtimes me 15 janar të vitit 1999, është njëra nga krimet apo format e gjenocidit që ka kryer shteti serb karshi shqiptarëve të Kosovës.

Kjo masakra, është pika kthese që shpejtoj akrepat e orës të lëviznin edhe me shpejtë karshi shqiptarëve. Kjo masakër është agrumet e dëshmi që shteti serb ka kryer gjenocid kundër shqiptarëve dhe më së miri është argumentuar nga vet misionet ndërkombëtare në Kosovë, siç ishte Misioni Verifikues i Kosovës i njohur ndryshe edhe si Misioni Verifikues i OSBE-së, e i drejtuar nga ambasadori amerikan Uilliam Uoker, i cili e determino këtë masakër si krim kundër njerëzimit.

Gazeta “Bota sot”: Çilat janë disa nga kërkesat që Kosova duhet t’ia parashtrojë Serbisë për dëmet që ia ka shkaktuar në të kaluarën?

Dr.Imeraj: Duhet theksuar se Kosova nuk ka nevojë të parashtroj kushte, ajo duhet të kërkoj dhe të insistoj në vazhdimësi që shteti serb duhet të përgjigjet për dëmet që ka shkaktuar në Kosovë. Pra, në këtë pikë Kosova duhet të jetë e prerë. Të kërkoj dëmshpërblimin e luftës, duke nisur që nga shkatërrimet e ekonomive shtetërore, atyre familjare, të vrarëve e deri tek dhunimet.

Gazeta “Bota sot”: Kohët e fundit, Qeverisë së Kosovës po i bëhet presion nga ndërkombëtarët për zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit. Si e komentoni këtë?

Dr. Imeraj: Presionet që ju po i përmendin nuk janë të tashme, ato janë të hershme dhe janë të vazhdueshme që nga maji i vitit 2016, kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës nën drejtimin e Arta Rama-Hajrizi, legalizoij vendimet e kohës së Millosheviçit në Kosovën e pavarur.

Qeveria e Kosovës nuk duhet të lëshoj pe në çështjen e vendimit antikushtetuese dhe antiligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të majit të vitit 2016, ngase vendimi në fjalë bazën e ka në ligjet e kohës së masave të dhunshëm të kohës së Millosheviçit të vitit 1993 dhe 1997.

Zbatimi eventual i vendimit të kushtetueses për pronat në Deçan, do të ishte fatal dhe katastrofë për rendin kushtetuese të Kosovës, ngase do të prodhoj efekt zinxhir në gjithë territorin e Kosovës. Ky efekt zinxhir më së miri do të shihet tek kishat politike që ka ndërtuar regjimi i Millosheviqit anë e kënd Kosovës gjatë periudhës se viteve 1989-1999. Pra, kishat politike që janë ndërtuar në Prishtinë (ajo në pronën e UP-së), në Drenoc të Klinës, Banjë të Pejës, Gurakoc, Kllokot e në fshatrat e tjera gjithandej Kosovës, do të përfitojnë prona thirrur në vendimet e kohës së masave të dhunshme, sepse ato janë ndërtuar në Kosovë në kohën kur ka qeverisur Millosheviçi.

Ne, mendojmë se praktikisht nëse zbatohet vendimi për pronat në Deçan, atëherë ai vendim shndërrohet në normë juridike në Kosovë. Dhe mbështetur në këtë normë juridike, atëherë Kisha Ortodokse do të bëjë kërkesa të tjera për t’iu bartur prona kishave politike që janë ndërtuar në Kosovë gjatë viteve 1989-1999, gjithnjë duke u thirrur në akt-faljet që regjimi gjenocidal i Millosheviçit u ka bërë këtyre kishave politike.

Gazeta “Bota sot”: Si mund t’i bëhet zgjidhje këtij vendimi të Kushtetueses?

Dr.Imeraj: Vendimi ka vetëm një zgjidhje, të mos zbatohet. Ngase mos zbatimi i tij nuk prodhon efekt. Pra, legjislacioni i ynë nuk parasheh masa nëse një vendim i kushtetueses nuk zbatohet. Këtë e kanë thënë edhe juristët më të mirë të vendit e ish hartuese të Kushtetutës së Kosovës së vitit 2008.

Gazeta “Bota sot”: Nëse shqiptarët do t’ia kishin dalur t’ia sqaronin bashkësisë ndërkombëtare se Manastiri i Deçanit është trashëgimi e shqiptarëve dhe se ata administronin deri vonë, a mund të kishte pasur një qasje tjetër për të nga Perëndimi?

Dr.Imeraj: Historia e Manastirit të Deçanit flet vet. Ajo është trashëgimi e Kosovës, është e ndërtuar nga shqiptaret në kohën e sundimit të Dushanit. Këtë besoj e dinë edhe ndërkombëtarët. Rreth Manastirit të Deçanit, dhe të kaluarës së tij edhe serbët e pranojnë që ishte i shqiptarëve.

Gazeta “Bota sot”: Si historian si e shihni në çështjen e përpjekjeve për formimin e një asociacioni, madje me kompetenca ekzekutive apo autonomie për serbët në veri?

Dr.Imeraj: Asociacioni i komunave serbe nuk duhet të formohet, as me kompetenca e as pa kompetenca ekzekutive. Kosova e ka një asociacion të komunave dhe çdo komunë e Republikës sonë duhet të jetë pjesë e atij organizimi.

Gazeta “Bota sot”: Cili është qëndrimi i juaj lidhur me ato përpjekje, për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë, duke pasur parasysh rastin e Republikës serbe në Bosnje?

Dr.Imeraj: Siç e thash edhe më lart, Kosova nuk ka nevojë të themeloj asociacion.

Nëse themelohet asociacioni, në çfarëdo mënyre, konsideroj se është nismë për dhënien e mundësisë së autonomisë së komunave në veri të Republikës së Kosovës.

Gazeta “Bota sot”: Çfarë duhet të bëhet me objektin kishtar në oborrin e UP-së? A do të mundet ta rrënojë apo ta kthejë në muze Qeveria?

Dr.Imeraj: Edhe më herët e kam thënë së ky objekt duhet të rrënohet sepse ai është nisur në kohën e masave të dhunshme. Shto këtë që ndodhet edhe në pronën e Universitetit të Prishtinës dhe askund në botë në kampuse nuk ka objekte fetare.

Kur e thashë që është ndërtuar në kohën e masave të dhunshme, e themi se në ceremoninë e nisjes së punimeve ka marr pjesë edhe njëri ndër kryekriminelët serb, Zhelko Rezhnajtoviq - Arkani.

Pra, duhet të kihet parasysh se çdo qytetar kur kalon afër atij objekti, aty i del para fotografia e njërit ndër kriminelit më të mëdhenjë serb. Andaj, ky objekt duhet të rrënohet.

Gazeta “Bota sot”: A ka ardhur koha për një ndryshim më thelbësor të studimit të historisë dhe identitetit të shqiptarëve?

Dr.Imeraj: Identitetin dhe historinë tonë nuk ka të drejtë askush ta ndryshojë. Ne ishim ilir, më pas arbërorë dhe sot jemi shqiptar. Pra, ne në vazhdimësi kemi qenë shqiptar. Tezen e origjinës së shqiptarëve nga ilirët tek arbërorët dhe më pas shqiptarët e kanë dëshmuar me dhjetra historinë vendor dhe të huaj. Kjo temë as që don diskutim.

Gazeta “Bota sot”: A nuk duhet që të ketë në studime, degë apo edhe fakultet për studime ilire, pellazge etj.?

Dr.Imeraj: Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, e ka degën e Historisë. Aty ka mjaft hapësirë për studime themelore. Konsideroj se duhet bërë bazë që të ketë studime për master dhe të doktoratës për periudhën antike, mesjetare si dhe për arkeologji. Këto disiplina në këto rangje mungojnë. Këtu duhet bërë zgjidhje dhe të themelohen kushtet që studentët të studiojnë edhe në Prishtinë.

Gazeta “Bota sot”: Pse historia e institucioneve zyrtare vazhdon të mos e marrë shumë në konsiderim origjinën e mundshme pellazgjike të shqiptarëve, tezë kjo e përkrahur shumë nga rilindësit, madje nga shekulli 18-të?

Dr.Imeraj: Këtë teori nuk kanë mundur ta dëshmojnë as ilirologët më të mirë shqiptar dhe as ata të huaj, e madje as Aleksandër Stipqeviqi, i cili konsiderohet ndër ilirologët më të mirë në historinë e studimeve albanologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat