Generali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, sot e hënë më 17.11.2025, nisi deshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale te Kosoves në Hagë
Tre vjet më parë ne biseduam Generalin pensionuar amerikan, Wesley Clark,rreth "fletë thirrjes" së tij si deshmitar në "Dëshminë në Hagë” në një temë që lidhet aq bukur me intervistën e tij të transkriptuar, sot që ai është duke dëshmuar në Hagë.
Clark në atë bisedë me ne që zgjati afro 7 minuta, premtonte se do të dëshmonte të vërtetën që e dinte atëherë” për krimet serbe në Kosovë.
Wesley Clark, ish-komandanti suprem i NATO-s, nuk është thjesht një emër historik, por ai është një dëshmitar kyç në Dhomat e Specializuara të Kosovës (në Hagë), ku çdo fjalë e tij mund të ndryshojë rrjedhën e një gjyqi që ka tre vjet që ka nisur dhe vazhdon të ndajë mendimet që nga 1999-a deri sot, në 2025.
Çfarë lidhet me atë që ba tha Clark tre vjet më parë në Nju Jork, kur dëgjojmë sot atë që është duke ndodhur : “dëshmia e Clarkut në Hagë”?
Clark tha saktësisht në sallë ku po bënte fushat për një kandidat demokrat (Max Rose) për takimin me Millosheviçin në 1998, ku ai paralajmëroi për “bërjen e të njëjtës gjë si në Kroaci dhe Bosnje”? dhe foli mbrojtjen e Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së, ku Clark do të shërbente sot si dëshmitar për kontekstin e luftës serbe.
Në fund të diskutimit të tij në intervistën tre vjet më parë, që na dha Clark, ai tha një fjali që e përsëriti mbi 5 herë : “Çfarë unë e dija atëherë!" dhe se :"Dëshmia ime është e vërteta. Unë them atë që di. Gjykata do të vendosë se si e përdor atë të vërtetë".
Pra, është ajo se çfarë ai tha , sot në dëshminë e tij e hënë më 17.11.2025, kur e nisi deshminë e tij kjo në një gjykatë ku prokurorët pyesin për “fakte” dhe mbrojtja për “sfondin”, është e verteta, sipas tij.
Por le të thellohemi më tej në atë përse Clark, nuk dëshmoi menjëherë pas 2021-ës, por emri i tij u propozua në 2022 dhe u thirr në 2025? sipas njohësve të mirë ndërkombëtar të kësaj çështje.
Duke parë këtë pyetje në kontekstin e asaj se çfarë kanë thënë analistë e ekspertë të kësaj çështje në SHBA , konkluzionin i tyre është :
Në nëntor 2022, mbrojtja e Thaçit kërkoi Clarkun (së bashku me Bernard Kouchnerin dhe William Walkerin) si dëshmitarë për të treguar se UÇK-ja po mbrohej nga një “fushatë terrori serbe”. Por, qe gjykata ajo që e refuzoi kërkesën për dëshmi të hershme.
Teksa tani, në shtator-nëntor 2025, Clark, mori "fletë thirrjen" si deshmitar dhe është faktikisht duke dëshmur gjatë fazës së mbrojtjes që përfundon sot edhe me këtë dëshmi nga Generali i pensionuar amerikan, Wesley Clark.
Pra sot e hënë më 17.11.2025
Mirëpo, çfarë kishte ndryshuar : zgjedhjet amerikane të 2024-ës, kriza në Ukrainë, apo thjesht kohë për të “sqaruar kontekstin e plotë”? Dhe, a është kjo një shans për Clarkun të përsërisë “pa NATO-n, do të kishte qenë gjenocid”, siç tha ai edhe në intervistën me ne tre vjet më parë.
Si lidhet dëshmia e Clarkut me atë që tha ai në intervistën me ne në Staten Island NY, në shtator 2022? teksa ai kishte ardhë për të mbështetur një kandidat demokrat për në kongres së bashku me shqiptarët.
Dhe : Çfarë do të thotë vërtet një “dëshmi” në një sallë gjyqi, ku e kaluara takon të tashmen:
Clark thotë “We know how to handle these people” (duke cituar Millosheviçin), mirëpo pse e përsërit fjalën “people” në vend të “Albanians” direkt? A po tregon Clark një lloj dehumanizimi që Millosheviçi përdorte, apo po e zbut për gjykatën?
Në frazën tjetër “The world is watching Kosovo now. There are cameras everywhere”, çfarë po tregon Clark në të vërtetë? A po paralajmëronte atëhere Millosheviçin për “efektin CNN” (mediet globale), apo po justifikonte pse NATO ndërhyri pa mandat të OKB-së?
Po kur thotë “Without NATO, it would have been genocide”, a është kjo “e vërteta që e dinte atëherë” (siç përsërit shpesh në këtë intervistë), apo një opinjon retrospektiv?
Beqir Sina: Sot kemi nderin e madh dhe një mundësi të rrallë të flasim me Gjeneralin Wesley Clark, ish-Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, njeriu që udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi gjenocidin në Kosovë dhe detyroi Millosheviçin të tërhiqte forcat serbe nga Kosova.
Gjeneral Clark, mirë se vini dhe faleminderit shumë që pranuat këtë intervistë për televizionin e shqiptarve të Amerikës ALBTVUSA
Wesley Clark: Thank you very much. It’s a pleasure to be with you.- Faleminderit shumë. Është kënaqësi të jem me ju!
Beqir Sina: Gjeneral Clark, ju jeni thirrur të dëshmoni në Dhomat e Specializuara në Hagë lidhur me luftën e Kosovës. A mund të na tregoni çfarë saktësisht do të dëshmoni dhe pse dëshmia juaj konsiderohet kaq e rëndësishme?
Wesley Clark: E para së gjithash, unë mora një fletë-thirrje nga Zyra e Prokurorit Special pa më caktuar datën. Ajo është një kërkesë ligjore që unë të paraqitem dhe të dëshmoj- kur ata të më thërrasin. Unë jam shumë i lumtur ta bëj këtë. Unë e konsideroj detyrën time si ish-komandant i NATO-s dhe si amerikan.
Për çfarë do të dëshmoj është çfarë unë dija në atë kohë për veprimet e forcave serbe në Kosovë në 1998-1999. Çfarë ne pamë, çfarë ne kuptuam se po ndodhte: spastrimi etnik, vrasjet, djegia e fshatrave, zhvendosja e njerëzve. Dhe përpjekjet që u bënë për ta ndalur atë diplomatikisht dhe më në fund përdorimi i forcës.
Kështu që unë do t’i jap gjykatës të vërtetën ashtu siç unë e kuptova atë në atë kohë. Kjo është e gjitha që unë mund të bëj.
Clark tregon se pse: Tani, pse është e rëndësishme?
Wesely Clark: Është e rëndësishme sepse ka njerëz që akuzohen për krime, krime të rënda. Dhe, gjykata do të dojë të kuptojë kontekstin e plotë të asaj që ndodhi. Ata duan të dinë çfarë dinte bashkësia ndërkombëtare, kur e dinte, dhe çfarë veprime u morën. Dëshmia ime do të ndihmojë të sigurojë atë sfond.
Beqir Sina: Shumë njerëz në Kosovë dhe në Shqipëri janë të "hutuar" dhe të shqetësuar. Ata pyesin: a do të shkoni në Hagë për të dëshmuar kundër Hashim Thaçit dhe ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo do të shkoni për të dëshmuar kundër palës serbe dhe krimeve që Serbia kreu në Kosovë?
Wesley Clark: Jo, unë nuk do të dëshmoj kundër Presidentit Thaçi apo ndonjë nga udhëheqësit e UÇK-së. Unë do të dëshmoj për atë që forcat serbe bënë në Kosovë në 1998 dhe 1999. Kjo është tema e dëshmisë sime.
Unë do të flas për atë që unë dija për veprimet e forcave serbe, po. Aktakuza është kundër disa shqiptarëve të Kosovës, por dëshmia ime është për kontekstin, sfondin e asaj që ndodhi, çfarë po bënin forcat serbe: spastrimi etnik, vrasja, djegia e shtëpive, dëbimi i njerëzve. Këtë e pashë unë, kundër kësaj vepruam ne në 1999.
Dëshmia ime është e vërteta. Unë them atë që di. Gjykata do të vendosë se si e përdor atë të vërtetë. Por atë që unë di është se forcat serbe po kryenin një fushatë terrori kundër popullatës civile të Kosovës. Kjo është arsyeja pse NATO-ja ndërhyri.
Beqir Sina: Gjeneral, a mund të na tregoni për takimin tuaj me Millosheviçin në Beograd në tetor 1998? Çfarë ju tha ai?
Wesley Clark: Po, unë u takova me Presidentin Millosheviç në Beograd. Ishte tetor 1998. Ai ishte shumë i sigurt, shumë i bindur. Ai më tha mua: “Gjeneral, ne kemi bërë këtë më parë. Në Kroaci, në Bosnje. Ne dimë si të trajtojmë këta njerëz.” Ai po i referohej shqiptarëve të Kosovës.
Dhe unë i thashë: “Zotëri President, kjo është e ndryshme. Bota po e vëzhgon Kosovën tani. Ka kamera kudo. Nëse ju bëni atë që bëtë në Bosnje dhe Kroaci, bota do të reagojë.” Por ai nuk më besoi mua.
Ai na tha: “Ne do ta përfundojmë këtë në dy javë.” Duke nënkuptuar operacionin në Kosovë. Ai mendonte se mund të shtypte UÇK-në dhe të dëbonte popullatën shpejt.
Beqir Sina: Dhe çfarë ndodhi pas atij takimi? A dështoi diplomacia?
Wesley Clark: Po, ne provuam diplomacinë. Marrëveshja Holbrooke në tetor 1998. Verifikuesit e OSCE-së shkuan brenda në Kosovë. Por Millosheviçi, e shkelte atë marrëveshje pothuajse menjëherë. Sulmet vazhduan. Fshatra u dogjën. Deri në mars 1999, mbi 800.000 njerëz të zhvendosur. Kjo është kur NATO-ja veproi.
Beqir Sina: Disa thonë se bombardimet e NATO-s shkaktuan më shumë "vuajtje". Si do t'u përgjigjeni? këtyre zërave, sot pasi Kosova u çlirua dhe është e pavarur
Wesley Clark: Kjo nuk është e vërtetë. Vuajtja u shkaktua nga forcat serbe. NATO-ja e ndaloi atë. Pa NATO-në, do të kishte qenë gjenocid. Ne shpëtuam jetë.
Beqir Sina: Gjeneral, Rambouillet a ishte një marrëveshje e drejtë?
Wesley Clark: Rambouillet ishte mundësia e fundit për paqe. Ishte një marrëveshje e drejtë. Shqiptarët e nënshkruan. Millosheviçi e refuzoi sepse donte të vazhdonte spastrimin etnik. Kjo na detyroi të vepronim.
Beqir Sina: Çfarë mendoni për gjykatën në Hagë sot?
Wesley Clark: Unë besoj në drejtësi. Unë do të them të vërtetën time. Gjykata do të vendosë. Por askush nuk duhet të harrojë se çfarë bënë forcat serbe. Kjo është arsyeja pse ne ishim aty në 1999.
Beqir Sina: Gjeneral Clark, faleminderit shumë për këtë intervistë dhe ju uroj suksese në dëshimnë tuaj në Hagë.
Wesley Clark: Faleminderit juve. Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ju e meritoni lirinë dhe paqen.