Sëmundjet e veshkave, cilat ushqime duhet t’i shmangni

Këshilla mjekësore

Sëmundjet e veshkave, cilat ushqime duhet t’i shmangni

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:47
Foto Ilustrim

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave, duhet të tregohen të kujdesshëm në lidhje me konsumin e produkteve, që përmajnë kalium pasiqë sipas të dhënave veshkat e kanë të pamundur të përpunojnë këtë mineral siç duhet.

Ushqimet e pasura me kalium që duhen shmangur

Nivelet e larta të kaliumit në organizëm mund të shkaktojnë probleme serioze shendetësore. Këtu përfshihen çrregullimet e rrahjeve të zemrës dhe kontraktime të muskujve.Mungesa e këtij minerali nga ana tjetër i dobëson ndjeshëm muskujt.

Studimet tregojë se njerëzit, që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave duhet të kufizojnë ose shmangin një sërë ushqimesh.Disa prej tyre janë arrorët, fasulet, legumet, patatet, bananet dhe shumicën e produkteve të bulmetit.

Në këtë listë përfshihen edhe avokado, ushqimet e kripura, të shpejta, të përpunuara, drithërat e plota, spinaqi, pjepri dhe lëngjet e perimeve.

Ushqimet me pak kalium që duhen konsumuar më shumë

Ushqimet që përmbajnë pak kalium, konsiderohen një alternativë më e sigurtë për njerëzit që vuajnë nga veshkat. Ekspertët thonë se një regjim ushqimor me kufizime të kaliumit nënkupton konsumin e vetëm 2000 mg të këtij minerali në ditë.

Sipas të dhënave  ushqimet me pak kalium përfshijnë mollët,  frutat e pyllit, rrushi, ananasi, shalqini, shpargu dhe brokoli. Nuk përjashtohen as karrotat, lakra, kastraveci, orizi i bardhë, kungulleshkat e njoma dhe kungujt.

Megjithatë duhet të tregoni kujdes sepse nëse hani më shumë se një racion, do të dyfishoni sasinë e kaliumit në organizëm.

Sëmundjet kronike të veshkave

Sëmundjet kronike të veshkave konsiderohen si pikënisja e humbjes graduale të funksionit të plotë të veshkave. Këto sëmundje shkaktohen ndër të tjera edhe prej tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit. Në fazat e para të sëmundjes, pacienti mund të përjetojë lodhje, dobësi, enjtje të kyçeve, vështirësi në frymëmarrje, të përziera.

Njerëzit e prekur nga këto sëmundje duhet të tregojnë përkushtim dhe vigjilencë në konsumin e kaliumit. Ata duhet të konsultohen me një mjek dhe dietolog për të përcaktuar regjimin më të përshtatshëm ushqimor për këtë sëmundje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat