Për flokë të shëndetshëm – cilat janë ushqimet që ju duhen

Këshilla mjekësore

Për flokë të shëndetshëm – cilat janë ushqimet që ju duhen

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 01:06
Arrorët njihen si parandalues të sëmundjeve shumë serioze që nga ato kardiovaskulare, diabeti apo tretja e mirë. Foto: Flickr

Mungesa e ushqyesve të duhur siç janë mineralet, vitaminat dhe acidet yndyrore mund të ngadalësojë rritjen e flokut dhe të shkaktojë rënien e tij.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat se si një regjim i duhur ushqimor mund të përmirësojë shëndetin e flokut tuaj.

Peshku, Proteinat Dhe Yndyrnat

Përbërja e flokut është kryesisht proteinë.

Kur floku bie, trupi ka nevojë për më shumë proteinë që të zëvëndësojë humbjet e pësuara.

Një regjim ushqimor që përmban pak proteinë mund të shkaktojë përtharje të skalpit dhe brishtësi të flokut.

Ngrënia e peshkut disa herë në javë është një nga mënyrat më të thjeshta për furnizimin e trupit me proteinë cilësore.

Peshqit ofrojnë acide yndyrore omega-3, vitaminat B, D dhe hekur.

Peshqit më të shëndetshëm për flokun janë salmon, skumbria, sardelet dhe trofta.

Frutat Dhe Perimet

Floku ka shumë nevojë për vitaminat A dhe C.

Vitamina A prodhon yndyrnat e nevojshme për skalpin dhe mungesa e saj shkakton përtharje të tij dhe zbokth.

Vitamina C është thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe mungesa e saj shkakton rënien dhe shpërbërjen e flokut.

Spinaqi, brokoli, lakrat e egra janë barishtet më të pasura me vitaminat A dhe C.

Patatet e ëmbla, pjepri, kungulli dhe kajsitë janë burime të shkëlqyera të beta karotenit që kur futet në organizëm transformohet në vitamina A.

Frutat e pyllit, kivi, domatet, luleshtrydhet dhe agrumet janë të pasura me vitaminë C.

Bishtajoret

Thjerrëzat fasulet dhe bizelet ofrojnë shumë proteinë, hekur, zink dhe biotinë.

Mungesa e tyre mund të shkaktojë rënie dhe brishtësi të flokut.

Arrorët

Arrorët janë të pasur me proteinë por edhe selenium, që është shumë i rëndësishëm për shëndetin e skalpit.

Arrorët përmbajnë edhe acid alfa linoleik dhe zink që përmirësojnë cilësinë e strukturës së flokut.

Mungesa e zinkut në trup shkakton rënien e flokut, ndaj është e këshillueshme që njerëzit që kanë probleme me flokun të konsumojnë ushqime të pasura me zink.

Produktet E Bulmetit Me Pak Yndyrë

Në këtë kategori futen produkte si kosi, qumështi dhe gjiza të cilat janë të pasura me kalçium.

Ky mineral është thelbësor për rritjen e flokut.

Këto ushqime janë gjithashtu të pasura me vitaminë D që forcon rrënjën e flokut.

Zinku

Duhet të ushqeheni me produkte të pasura me zink, mungesa e të cilit shkakton jo vetëm rënien e flokut por edhe përtharjen e skalpit.

Këtë mineral mund ta gjeni edhe tek arrorët, vezët, drithërat dhe buka me drithëra të plota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat