Parandaloni irritimet dhe skuqjet: Mbrojeni kështu lëkurën e tij

Këshilla mjekësore

Parandaloni irritimet dhe skuqjet: Mbrojeni kështu lëkurën e tij

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Ta përkëdhelësh është një kënaqësi. Të kujdesesh një detyrë, prandaj jini të kujdesshëm! Parandaloni irritimet dhe skuqjet me një higjienë të kujdesshme të përditshme duke përdorur produkte specifike për bebe

Në karrocë, në këmbët e tij të vogla s’ka rëndësi. E rëndësishme është sipas pediatërve që fëmija të bëjë shëtitje për çdo ditë në kopshte, parqe aty ku ajri është më i pastër.

Por ditëve të ftohta është një problem delikat: lëkura delikate e vogëlushit mund të skuqet dhe të çahet.

Atëherë ç’duhet bërë? Mbrojtja e parë janë kapelat, dorëzat, çorapet dhe më pas duhen prodhime specifike që e mbrojnë lëkurën e tij gjatë të gjithë ditës.

Në ambient të hapur pa rreziqe

Faqet e kuqe që tregojnë shëndet, por edhe të thata, pikërisht një lloj si duart dhe buzët: shumë shpesh ky është efekti i qëndrimit për disa orë në ajër të pastër.

Para se të dilni nga shtëpia, pra, krijoni një lloj barriere mbrojtëse për lëkurën e vogëlushit. Në fytyrë shpërndani një shtresë të bollshme kremi që e ndalon dehidratimin. Këtë bëjeni edhe mbi duar edhe se më pas do të veshë dorëzat. Shpërndajeni edhe në buzë pasi i mbron dhe i lë të buta.

Pastrimi duhet të jetë delikat

Lëkura nuk thahet vetëm se fëmija ka qenë në të ftohtë, edhe pastrimi i përditshëm ka rëndësinë e vet. Nëse përdorni një pastrues agresiv (dhe për lëkurën e tij të gjithë prodhimet për të rritur janë të dëmshme), rreziku është i garantuar, dhe lëkura thahet e irritohet.

Si duhet të veprojmë atëherë? Është e thjeshtë: pastrimi duhet të bëhet me produkte specifike për fëmijë, të afta për të pastruar duke ruajtur Ph-në e tij natyral.

● Pastrojeni fytyrën e tij në mëngjes, sapo të ngrihet, kur përgatitet për gjumë me një sapun neutro. Ose mund të përdorni qumështin pastrues jo alergjik duke e masazhuar me një copë pambuk në ballë, në faqe dhe duke evituar zonën e syve. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe aplikoni një kremin hidrant.

● Sa herë të ndërroni panolinën, lajeni me ujë të ngrohtë dhe shampo për të evituar që lëkura të irritohet. Nëse ka zona të skuqura, përdorni çdo herë një produkt mbrojtës që e rifreskon lëkurën duke i eliminuar skuqjet dhe irritimet.

● Banjoja duhet të jetë e këndshme për fëmijën që qetësohet dhe fle më lehtësisht. Por kujdes që ta bëni në mënyrën e duhur. Kontakti me ujin (që nuk duhet të kalojë 37ºC) dhe me pastruesit mund të dehidratojë lëkurën. Pra është më mirë që të limitoni futjen e tij në ujë në vetëm 5 ose 6 minuta. Dhe duhet zgjedhur një pastrues jo shumë me shkumë dhe lehtësisht acid. Aplikojeni në lëkurë me një sfungjer natyra pasi ta keni tretur në ujë.

● Nëse, duke e përkëdhelur dalloni se lëkura e tij është e thatë, përdorni vajin për bebe. Aplikohet me anë të një cope pambuku dhe lë mbi trup një shtresë të padukshme që e mban lëkurën të butë dhe elastike. Pas banjos, mblidheni vogëlushin me një peshqir pambuku, thajeni mirë dhe në fund hidratojeni lëkurën e tij me një krem të butë.

Këshilla shtesë

∙ Janë të ndaluara të gjithë produktet tuaja të parfumuara: në lëkurën e fëmijës janë shumë agresivë dhe mund ta irritojnë.

∙ Për pastrimin e përditshëm të fytyrës dhe të duarve është perfekt uji termal në formë spray, ose letrat rifreskuese speciale, por me kusht që të mos jenë të alkoolizuara.

∙ Kur thani trupin e fëmijës, bëjeni me kujdes, pa e fërkuar fort lëkurën dhe thajeni plotësisht. Lagështia mund të krijojë irritime dhe çarje.

∙ Evitoni përdorimin e talkut sepse than lëkurën.

∙ Lëkura është skuqur dhe fëmija ankohet për djegie? Në këtë rast është më mirë që të drejtoheni tek pediatri. Mund të jetë dermatit dhe ka nevojë për trajtim me produkte specifikë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat