Tri ushqimet që zgjidhin problemin e pagjumësisë

Këshilla mjekësore

Tri ushqimet që zgjidhin problemin e pagjumësisë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 00:48
Foto ilustruese

Pagjumësia është një problem shumë i zakonshëm i epokës moderne, e cila mund të sjell shumë dhimbje dhe probleme shëndetësore.

Përveç që ju bën të pamundur të funksiononi normalisht në punë dhe në aktivitetet tuaja të përditshme, ajo gjithashtu mund të shkaktojë ankth dhe shumë probleme të tjera shëndetësore.

Për të zgjidhur problemet e pagjumësisë, duhet të fokusoheni te këto tri ushqime.

Ushqimi i fermentuar

Ushqimi i fermentuar ndikon natyrshëm në shëndetin e zorrëve dhe tretja e shëndetshme është një parakusht që trupi ynë të ndihet rehat. Në fakt, ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zorrës dhe trurit, nervit vagus. Kur truri është i relaksuar, ai lejon zorrët t’i kushtojnë energji tretjes. Prandaj, për një gjumë më të qetë, zgjidhni që të konsumoni miso supë, lakër turshi, sallatë me uthull molle dhe kos.

Patate

Për të përmirësuar florën e zorrëve, përveç ushqimeve të fermentuara, është e nevojshme të hani perime që janë të pasura me niseshte, si patate të ëmbël.

Qershi

Nëse doni të konsumoni fruta në mbrëmje dhe më pas të bëni gjumë të rehatshëm, qershitë janë ushqimi ideal. Ato janë të pasura me një kompleks të vitaminës B (e cila ndikon në shëndetin e sistemit nervor dhe indirekt kontrollon gjumin) dhe magnez (i cili relakson muskujt dhe rikthen gjumin e qetë), madje edhe melatoninën, të cilën ata e quajnë hormon i gjumit.

Melatonina në qershi është në formën e saj natyrale, kështu që trupi ynë, tregon hulumtimi, mund ta përdorë atë më së miri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat