Pse sytë fillojnë të dridhen dhe si ta ndalojmë atë

Këshilla mjekësore

Pse sytë fillojnë të dridhen dhe si ta ndalojmë atë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 01:02
Foto ilustruese

Është goxha e çuditshme kur jemi me njerëz dhe papritmas ndiejmë se syri ynë ka filluar të dridhet. Në fakt kemi një lajm të mirë për ju, ato spazma janë aq minimale sa që të tjerët nuk i vërejnë ato dhe, zakonisht nuk përbëjnë ndonjë kërcënim për shëndetin tuaj. Megjithatë, ato janë mjaft irrituese, kështu më poshtë do mësoni arsyet pse na ndodh.

Si ta dini se dridhja e syve tuaj është e padëmshme

Spazmat e pavullnetshme të syrit quhen miokimi dhe ato më së shumti synojnë kapakun e sipërm. Ato janë plotësisht të paparashikueshme dhe zakonisht zgjasin nga disa sekonda në disa minuta. Në raste të rralla, ato mund të zgjasin deri në një muaj të tërë. Një dridhje e syve është pa dhimbje dhe zakonisht kalon vetë, kështu që nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Sidoqoftë, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore nëse po përjetoni simptomat e mëposhtme:

-Qepalla juaj mbyllet plotësisht gjatë një dridhjeje.

-Spazmat fillojnë të ndikojnë në pjesën tjetër të fytyrës tuaj.

-Një dridhje e syve zgjat për disa javë.

-Ka një shkarkim të pranishëm.

-Qepalla juaj duket e varur.

Çfarë saktësisht e shkakton dridhjen e syve tanë dhe mënyra për ta parandaluar atë

1. Tendosja dixhitale e syve

Një shkak për dridhjen e syve është qëndrimi me orë të gjata para kompjuterit apo ekraneve të telefonit. Ajo që duhet të bëni është të shkëputni shikimin nga ekrani çdo 20 minuta dhe përqëndrohuni në diçka që është 20 metra larg jush për 20 sekonda ose më gjatë. Përdorimi i syzeve para kompjuterit mund të jetë shpëtim për sytë tuaj.

2. Mungesa e gjumit

Nëse nuk i lini sytë të pushojnë mjaftueshëm, ata do të kthehen tek ju duke spazmuar herë pas here. Nëse normalizoni orarin tuaj të gjumit, problemi do të zhduket.

3. Stresi

Sytë tanë mund të dridhen nëse jemi nën shumë presion. Stresi konsiderohet gjithashtu një nga arsyet më të zakonshme të spazmave, prandaj duhet ta merrni më lehtë. Yoga dhe ushtrimet e frymëmarrjes janë një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u relaksuar.

4. Dietë e dobët

Nëse nuk po ushqeheni shëndetshëm, kjo mund të jetë një nga shkaqet e dridhjes së syve tuaj. Vitaminat dhe elementët e rëndësishëm ndikojnë drejtpërdrejt në muskujt dhe sistemin tonë nervor, të cilët janë gjithashtu përgjegjës për mbajtjen e qepallave tuaja të qëndrueshme. Përveç kësaj, stresi na bën që të zgjedhim gjithmonë ushqimet e gabuara. Stresi dhe një dietë e dobët shkakton mjaft efekte negative për organizmin tonë.

5. Shumë kafeinë

Sasia e tepërt e kafeinës është një nga shkaktarët më të zakonshëm për qepallat tuaja. Tentoni të ulni sasinë e konsumit të kafesë, çajit dhe pijeve me kafeinë. Nëse dridhja e syrit largohet, atëherë do kutoni se kafeina ishte fajtori.

6. Alergjitë

Njerëzit me alergji shpesh përjetojnë lotim të syve, prandaj i fërkojnë ato më shpesh, gjë që rezulton në acarim. Çdo dëm fizik në syrin tuaj mund të provokojë një dridhje të syve. Këshillohet të përdorni pika për sy kur alergjia juaj është veçanërisht aktive.

Si të ndaloni një dridhje të syve kur po ndodh

1. Vendosni një kompresë të ngrohtë.

Një kompresë mund të ndihmojë për të vajosur dhe relaksuar syrin tuaj kur është në ankth. Sigurohuni që uji juaj nuk është shumë i nxehtë dhe vendosni një leckë plotësisht të lagur në syrin tuaj. Sapo lecka të ftohet, zhyteni përsëri në ujë të ngrohtë. Mbani atë në syrin tuaj derisa dridhja të zhduket plotësisht.

2. Shtrëngoni fort sytë.

Mbyllni sytë për një minutë dhe shtrëngojini fort gjatë gjithë kohës. Relaksoni sytë për 10 sekonda dhe më pas përsëritni 3 herë të tjera.

3. Masazhoni qepallën tuaj të poshtme.

Me këtë masazh, ju po përmirësoni qarkullimin e syrit tuaj dhe stimuloni muskujt. Duke përdorur gishtin tuaj të mesit masazhoni lehtë qepallën tuaj të poshtme duke bërë lëvizje rrethore. Vazhdoni ta bëni këtë për rreth 30 sekonda. Mos harroni të lani duart para se ta bëni këtë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat