Si duhet të veproni nëse sëmureni me koronavirus dhe keni mace ose qen në shtëpi

Këshilla mjekësore

Si duhet të veproni nëse sëmureni me koronavirus dhe keni mace ose qen në shtëpi

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Njerëzit që kanë mace dhe/ose qen në shtëpi duhet të shmangin kontaktin me ta në rast se infektohen me Covid, sugjerojnë ekspertët.

Një grup shkencëtarësh në Hollandë kanë zbuluar se koronavirusi është i zakonshëm te macet dhe qentë në shtëpi në rast se pronarët e tyre janë infektuar. Ndonëse rastet e pronarëve që transmetojnë Covid-19 tek kafshët shtëpiake konsiderohen të jenë të një rreziku të papërfillshëm për shëndetin publik, shkencëtarët thonë se ekziston një rrezik i mundshëm që kafshët shtëpiake të mund të veprojnë si një "rezervuar" për koronavirusin dhe ta transmetojnë sërish te njerëzit.

Dr. Els Broens, nga Universiteti i Utrechtit, thotë: “Nëse keni Covid-19, duhet të shmangni kontaktin me macen ose qenin, ashtu si do të vepronit me njerëzit e tjerë.”

"Shqetësimi kryesor nuk është shëndeti i kafshëve – qentë dhe macet ose nuk kanë fare simptoma, ose kanë simptoma të lehta – por rreziku i mundshëm që kafshët shtëpiake mund të veprojnë si një rezervuar i virusit dhe ta transmetojnë te njerëzit.”

Për fat të mirë, deri më sot nuk është raportuar asnjë transmetim i virusit nga kafshët te njeriu.

Kërkimi i udhëhequr nga Broens u prezantua në Kongresin Europian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive, por ende nuk është botuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat