Keni vazhdimisht etje? Problemet shëndetësore që fshihen pas

Këshilla mjekësore

Keni vazhdimisht etje? Problemet shëndetësore që fshihen pas

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Etja është mënyra e trupit tuaj për t’ju thënë se furnizimi me ujë që i nevojitet për të funksionuar mirë është i pamjaftueshëm. Është normale të ndiheni të etur kur është vapë ose pasi keni djersitur pas një stërvitje intensive. Por nëse pini dhe pini përsëri ujë, kjo mund të sinjalizojë një problem serioz shëndetësor.

Diabeti

Etja që duket se nuk jeni në gjendje ta shuani është një simptomë e diabetit. Kur keni këtë sëmundje, trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nuk e përdor atë siç duhet, duke rezultuar në akumulimin e glukozës (sheqerit) në trupin tuaj.

Kur nivelet e glukozës janë të larta, fillon të ekskretohet në urinë. Prania e glukozës në urinë shkakton rritje të sekretimit të ujit, pra rritet diureza. Për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve të trupit dhe për të parandaluar dehidratimin, pacienti diabetik ndjen një nevojë të pandërprerë për të pirë ujë.

Goja e thatë

Kur goja është shumë e thatë, mund të keni një ndjenjë të fortë etjeje. Kjo është zakonisht për shkak se gjëndrat në gojë prodhojnë më pak pështymë. Gjoja e thatë mund të shkaktohet nga disa medikamente ose trajtime për kushte si kanceri, dëmtim i nervave të qafës ose përdorimi i duhanit.

Anemia

Anemia do të thotë që trupi juaj nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut. Etja e shtuar mund të jetë një simptomë e saj dhe mund të shoqërohet me marrje mendsh dhe rrahje të shpeshta të zemrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat