Dita Ndërmbëtare e Verës së Kuqe, çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni verë?

Këshilla mjekësore

Dita Ndërmbëtare e Verës së Kuqe, çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni verë?

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 20:54
Ilustrim

28 gushti është Dita Ndërkombëtare e Verës së Kuqe. Me këtë rast, mësoni cilat janë dobitë që sjell në trupin tuaj vera e kuqe.

Parandalon kavitetet

Një studim i vitit 2014 ka zbuluar se vera e kuqe (edhe ajo joalkoolike) mund të vriste edhe më shumë baktere që shkaktojnë kavitetet e dhëmbëve, sesa uji me alkool.

Mund të mbajë nën kontroll alergjitë tuaja

Mund të tingëllojë e çuditshme, por më shumë se 80 studime kanë zbuluar se flavonoidet, antioksidant që gjenden te vera e kuqe, mund të reduktojnë simptomat e alergjisë dhe astmës. Duhen ende kërkime për t`i konfirmuar këto zbulime, por shanset janë të shumta.

Mund të vonojë zhvillimin e sëmundjeve të Alzheimerit dhe Parkinsonit

Kjo është zbuluar nga një studim i vitit 2017. Prandaj këshillohet konsumimi i një sasie të vogël të verës së kuqe për t`i parandaluar apo mbajtur nën kontroll këto sëmundje.

Zvogëlon rrezikun e depresionit

Ndërkohë që konsumimi i verës së kuqe në sasi të mëdha shkakton probleme të shumta mendore, konsumimi i saj në sasi të vogla zvogëlon shanset e zhvillimit të depresionit.

Mban nën kontroll sheqerin në gjak (nëse keni diabet të tipit2)

Në vitin 2015 në gazetën “Annals of Internal Medicine” u publikua një studim, ku shkencëtarët ndanë në tre grupe 224 pacientë me diabet të tipit 2. Grupit të parë iu caktua të pinte rreth 150 ml verë të kuqe çdo natë për dy vite. Grupit të dytë iu caktua të pinte rreth 150 ml verë të bardhë, ndërsa grupit të tretë ujë. Në fund të studimit rezultoi që ata që kishin konsumuar verë kishin kontroll më të mirë të sheqerit në gjak sesa ata që kishin konsumuar ujë. Plus, ata që kishin konsumuar verë të kuqe kishin përmirësim të nivelit të kolesterolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat