Ozuni: Dhëmbët e qumështit të rëndësishme, prindërit të edukojnë fëmijët me kujdesin ndaj dhëmbëve

Këshilla mjekësore

Ozuni: Dhëmbët e qumështit të rëndësishme, prindërit të edukojnë fëmijët me kujdesin ndaj dhëmbëve

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 20:50
Elda Ozuni

Elda Ozuni, mjeke stomatologe ishte e ftuar në Ora News me gazetaren Sonila Musai ku foli për kujdesin e dhëmbëve tek fëmijët.

Ozuni i kushtoi një rëndësi dhëmbëve të qumështit ku këshilloi prindërit që të jenë të kujdesshëm.

Ozuni: Duhet shumë që të ndërgjegjësohen prindërit për shëndetin e dhëmbëve të qumështit sepse ekziston akoma ajo ideja se ato janë dhëmbë që ndërrohen. Ato patjetër janë dhëmbë që ndërrohen por janë dhëmbë që janë nisja e një shëndeti oral që do vazhdojë gjatë.

Nëse kemi dhëmbë të shëndetshëm qumështi atëherë me siguri do të kemi dhe dhëmbë të përhershëm që janë më të shëndetshëm, kështu që duhet të kemi një kujdes oral që në moshë të hershme tek fëmijët.

Virozat që janë në këtë stinë janë edhe një shkëndijë të themi për problemet e dhëmbëve sepse imuniteti është si një qark  që funksionon në tërësi dhe kemi evidentimin e problemeve të infeksioneve të ndryshme të dhëmbëve apo pulpiteve  dhe japin dhimbje tek fëmijët deri në komplikacionet e fëmijëve që çojnë në probleme në temperaturë në problem të përgjithshme të fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat