Okulisti: Kujdes nga infeksionet e syve! Ja simptomat kur duhet të shqetësoheni

Këshilla mjekësore

Okulisti: Kujdes nga infeksionet e syve! Ja simptomat kur duhet të shqetësoheni

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 20:55
Rubin Topi

Mjeku okulist, Rubin Topi, në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj në Ora News u bëri thirrje prindërve që të kenë kujdes për fëmijët sa i përket infeksioneve të syve.

Topi: Që nga periudha e verës dhe akoma dhe tani infeksionet e syve kanë qenë në masë sidomos tek fëmijët për më tepër që tashmë duke qenë se kanë rifilluar shkollat dhe kopshtet dhe duke qenë në kontakt social shumë me njëri-tjetrin fëmijët natyrisht që këto përhapen më tepër sepse natyrisht është shumë ngjitëse si patologji, pra nga një fëmijë tek njetri apo nga një fëmijë tek i rrituri kjo kalon kollaj.

Gazetarja: Kur duhet të shqetësohen prindërit për virozën e syve ?

Topi: Nuk është shumë e vështirë që ta dallosh. Zakonisht fëmija zgjohet në mëngjes me sy të ngjitur nga sklepat me kapakët e enjtur, pastaj sytë të skuqur, fëmija ankon vazhdimisht i fërkon sytë se i duket sikur ka diçka në sy.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat