Analiza e gjakut 'mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në dy vjet para diagnozës'

Këshilla mjekësore

Analiza e gjakut 'mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në dy vjet para diagnozës'

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 20:09
Ilustrim

Një test i thjeshtë gjaku mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në dy vjet përpara diagnozës, sipas shkencëtarëve.

Ekspertët kanë identifikuar një lloj testi gjaku që fokusohet në një grup prej gjashtë proteinash. që mund të jenë në nivele më të larta ose më të ulëta, deri në dy vjet përpara diagnozës së kancerit të gjirit.

Studiuesit thanë se gjetjet e tyre, të prezantuara në Konferencën e 13-të Evropiane të Kancerit të Gjirit, mund të “formojnë bazën e testimit të gjakut për njerëzit me një predispozitë gjenetike ose një histori familjare të kancerit të gjirit”, për të siguruar diagnozën dhe trajtimin e hershëm.

Si pjesë e studimit, i cili ka nisur prej 10 vitesh, gratë kanë ndjekur kontrolle të rregullta të gjirit dhe kanë dhënë mostra gjaku.

Studiuesit përdorën një teknikë, të njohur si spektometria e masës, për të analizuar proteinat në mostrat e gjakut.

Një analizë e 30 mostrave të gjakut - të marra me kalimin e kohës nga tre gra që janë diagnostikuar me kancer gjiri dhe tre gra që nuk janë diagnostikuar me kancer gjiri - tregoi ndryshime në nivelet e një grupi prej gjashtë proteinash.

Testet e gjakut janë relativisht të thjeshta dhe veçanërisht jo të dhimbshme për shumicën e njerëzve, kështu që mund të bëhet ekzaminimi aq shpesh sa të jetë e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat