Temperaturat pranverore në mes të dimrit mund të jenë të rrezikshme për shëndetin!

Këshilla mjekësore

Temperaturat pranverore në mes të dimrit mund të jenë të rrezikshme për shëndetin!

Më: 11 janar 2023 Në ora: 22:07
Ilustrim

Qe si mund të mbrohemi!

Shumicën e njerëzve i kanë befasuar temperaturat mbi mesataren për këtë stinë të vitit, por sa vërtet ato janë të rrezikshme për shëndetin.

Mjekët kanë shpjeguar cilat janë rreziqet kryesore shëndetësore të temperaturave të pranverës në periudhën e dimrit.

Lëvizjet ditore të temperaturave të jenë 10 deri në 12 gradë dhe lëvizjet e tilla mund hutojnë organizmin tonë.

Para së gjithash, shfaqen simptomat siç janë dhembja e kokës, ndryshimi i presionit të gjakut, rraskapitja dhe frymëmarrja e vështirësuar.

Probleme më të mëdha kanë të sëmurët kronikë, aq më parë të sëmurët me astmë dhe ata psikiatrikë. Këshilla për ta, para së gjithash, është të marrin terapinë e rregullt.

Pacientët është mirë të marrin preparate vitaminash, por jo në masë të tepruar. Mbi të gjitha, merrni vitaminën D dhe vitaminën C. Vitamina D në sasi të tepërt mund të jetë toksike.

Forcimi i sistemit imunitar është tejet të rëndësishme gjatë kësaj periudhe.

Viruset janë aktiv dy deri në tre ditë, nuk janë rezistent ndaj rrezatimit UV, prandaj rekomandohet ajrimi i vazhdueshëm dhe larja e rregullt e duarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat