“Të pakënaqur” në festa/ Psikologët: Vetmia, mospërmbushja apo pasiguria “mbytin” gëzimin

Këshilla mjekësore

“Të pakënaqur” në festa/ Psikologët: Vetmia, mospërmbushja apo pasiguria “mbytin” gëzimin

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 23:02
Ilustrim

Atmosfera që sjellin festat e fundvitit nuk përjetohet nga të gjithë njësoj. Vetmia apo te qenit i paplotësuar, tek persona te caktuar shkakton ndjesi qe psikologet i percaktojne si “depresioni i festave”

“Në punën time si psikologe jam ndeshur me njerëz që më kanë kërkuar ndihmë gjatë festave. Kryesisht janë ndjerë të vetmuar, nuk kanë pasur dikë me të cilët të kalojnë festat. Nuk kanë pasur një familjar, ose një familjar i tyre është larguar nga jeta. Kanë kërkuar suport për dashurinë që do iu mungojë për festa. Depresioni në fakt vjen nga shkaqe të ndryshme, pavarësisht se mund ta kesh familjen afër ose tryezën plot. Je me familjarët e tu por atmosfera nuk është siç mund të këtë qenë vitet e kaluara

Disa qytetare te pyetur nga abc news e pranojne se kanë përjetuar një gjendje të tillë, duke mos u ndjerë të përmbushur dhe të realizuar. Megjithatë thonë se përpiqen të fokusohen tek mirënjohja për gjërat që kanë.

“Duan të përmbushin anën financiare dhe asgjë tjetër. Kjo më ka bërë të ndihem shumë keq. Edhe këtë vit e kam ndjerë. Edhe vetminë e kam ndjerë. Sado kam mbështetje nga familja e kam ndjerë dhe vetminë. Nuk e kam atë që sado është kjo atmosfera e gëzueshme, nuk e kam atë përmbushjen.”

“Deri diku e kam ndjerë, sidomos kur flasim për planet dhe qellimet që kanë dështuar, apo mungesa e personave të afërm. Ndonjëherë më duket sikur ndihem bosh. Kur kujton pastaj gjërat që ke është kjo ndjesia e mirënjohjes por edhe e papërmbushjes. Domethënë është e dyfishtë. Edhe këtë vit është pak më ndryshe atmosfera. Më përpara kemi qenë më të gëzuar. Këtë vit edhe njerëzit më duken më ndryshe.”

Për të moshuarit ka një arsye tjetër që fundviti i sjell ndjesi jo mira. Frika nga vdekja.

“E përjetojmë se ne kemi dhe një moshë tani që çdo gjë që ikën na duket shumë e dhimbshme.duam që të jetojmë sa më shumë. Të kënaqemi me nipat e me mbesat.”

“Ne pleqve na rrotullohet lëmshi. Iku viti,na iku dhe një vit nga mosha jonë.”

Psikologia Kleona Nurçellari tregon disa mënyra se si mund të kuptojmë nëse personat që kemi afër mund të jenë duke përjetuar një situatë jo të mirë.

“Këta persona janë persona që mund të mbyllen në vetëvete. Janë persona që refuzojnë të jenë pjesë të festave, nuk pranojnë dhuratat, dhe çdo gjë iu duket klishe.”

Psikologia tregon si duhet te veprojme me keta njerez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat