A duhet të fleni në shpinë?

Këshilla mjekësore

A duhet të fleni në shpinë?

Më: 11 janar 2024 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Shumë njerëz preferojnë që të flenë në shpinë dhe kjo sipas ekspertëve shëndetësorë e mbanë kurrizore në linjë, redukton dhimbjen e kokës si dhe parandalon rrudhat dhe acarimin në fytyrë.

Ata thonë se fjetja në shpinë mund të përmirësojë edhe frymëmarrjen dhe të reduktojë stresin e të përmirësojë humorin.

Gjumi në shpinë sipas ekspertëve konsiderohet edhe si më i ‘pastër’, sepse sipas tyre, produktet e vendosura në fytyrë, nuk e prekun jastëkun.

Gjithashtu, fjetja në këtë pozicion ndihmon që ta mbani qafën drejtë, pra rrjedhimisht edhe të parandaloni dhimbjen e qafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat