Gjërat që nuk duhen bërë me stomakun bosh

Këshilla mjekësore

Gjërat që nuk duhen bërë me stomakun bosh

Më: 14 janar 2024 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Mënyra se si e filloni mëngjesin mund të ndikojë në nivelin tuaj të energjisë gjatë ditës, ndaj duhet të keni parasysh disa këshilla për ta nisur ditën mbarë me stomakun bosh.

Ndonjëherë njerëzit zhvillojnë zakone që mund të shkaktojnë probleme me shëndetin ndaj këshillat më tej do ju tregojnë nëse zakonet tuaja të përditshme janë në rregull apo duhen ndryshuar.

Konsumimi i barnave anti-inflamatore: Medikamente të tilla si aspirina, paracetamoli dhe medikamente të tjera anti-inflamatore nuk duhet të pihen me stomakun bosh pasi mund të çojnë në komplikime serioze të tretjes.

Pirja e kafes: Nëse jeni nga ata që ju pëlqen të pini kafe në mëngjes për t’u zgjuar, duhet të jeni të vetëdijshëm për efektet negative të pirjes së kafes me stomakun bosh, ndër to rritja e menjëhershme e kortizolit.

Ushtrimet intensive: Ka shumë mite për aktivitetin fizik sapo zgjoheni. Trupi ka nevojë për lëndë ushqyese për të nisur ditën me ritmin e duhur dhe për shkak të ushtrimeve intensive para mëngjesit, trupi do të përdorë rezervat e energjisë për të ruajtur forcën.

Pirja e lëngut të limonit: Lëngu i limonit përmban shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese të tjera thelbësore, por pirja e tij esëll mund të irritojë mukozën e stomakut, veçanërisht në rastet e gastritit apo problemeve me apartin tretës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat