Si të lehtësojmë ushqyerjen me gji të binjakëve?

Këshilla mjekësore

Si të lehtësojmë ushqyerjen me gji të binjakëve?

Më: 11 mars 2024 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Keni lindur binjakë? Ju duket e vështirë dhe e pamundur t’i ushqeni me gji?

Fillimi është i vështirë për të gjitha gjërat. Në rastin konkret edhe sikur të kishit një fëmijë përsëri do hasnit vështirësi. Por mjafton të jeni optimist dhe ta shijoni sa më shumë këtë fazë. Janë disa gjëra në jetë që nuk përsëriten për herë të dytë. Vendimi për të ushqyer binjakët me qumësht gjiri është zgjidhja më e mirë që mund të bëni.

Përtej përfitimeve që ka nëna, krijon dhe një marrëdhënie intime.  Qumështi i gjirit është veçanërisht i domosdoshëm për fëmijët e lindur para kohe e cila ndodh shumë shpesh kur janë binjakë. Gjithashtu këta fëmijë që lindin para kohe i kanë zorrët dhe stomakun më pak të zhvilluar. Por pa harruar se ushqyerja me gji e binjakëve e ndihmon nënën të humbas peshë në një kohë shumë të shkurtër.

Por a duhet t’u japësh në të njëjtën kohë gji binjakëve?

Ekspertët këshillojnë që po. Duhet tu jepni në të njëjtën kohë të paktën ditët e para, në mënyrë që të kuptoni nëse keni probleme dhe cili gji ka më shumë qumësht.  Pasi të keni fituar eksperiencë dhe të kuptoni nevojat e secilit fëmijë, do të jetë nëna e cila do të vendosë nëse do i ushqejë në të njëjtën kohë apo jo.  Sigurisht që nëse i ushqen në të njëjtën kohë, problemi qëndron në pozicionimin e tyre gjatë ushqyerjes.

Por shumë pyesin nëse ka qumësht mjaftueshëm për të dy?

Përgjigja është po. Duke i dhënë fëmijës gji menjëherë pas lindjes, edhe 10 herë në ditë kjo bën stimulimin e qumështit.  Nëse fëmija nuk e thith dot është mirë ta nxirrni me një pompë dhe t’i ushqeni.

Këshilla e fundit, por jo për nga rëndësia:

Kërkoni ndihmë nga partneri, familja dhe miqtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat