Kur është koha që të shkoni në maternitet për lindje

Këshilla mjekësore

Kur është koha që të shkoni në maternitet për lindje

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 22:18
Ilustrim

Kontraksione ju do të keni gjatë gjithë gjysmës së dytë të shtatzënisë - këto quhen kontraksione Braxton Hicks. Këto nuk janë të rregullta.

Kur fillon procesi i lindjes kontraksionet fillimisht janë të buta, por me kalimin e kohës bëhen më të rregullta dhe gjithnjë e më të forta. Kontraksionet e shtyjnë kokën e bebes milimetër për milimetër teposhtë.

Lindja është proces i gjatë. Pjesa e parë quhet faza latente mund të zgjasë 1-2 ditë. Gjatë kësaj kohe hani shpesh dhe pini shumë lëngje (ujë ose lëngje frutash me shumë pak sheqer). Mund të bëni dush. Përpiquni që të pushoni; shtrihuni në krah.

Numëroni kontraksionet dhe kur ato të jenë të rregullta, të forta dhe kur të shfaqen çdo minuta atëherë duhet të shkoni në maternitet. Kontraksioni konsiderohet i fortë nëse nuk mund të flisni nga dhimbja derisa zgjat kontraksioni.

Me ekzaminim vaginal vlerësohet hapja dhe rrafshimi i qafës së mitrës.

Poashtu, duhet ta kontaktoni mjekun ose të shkoni në spital nëse:

-fillon rrjedhja e lëngut amnial

-keni gjakderdhje nga vagina

-ju duket se bebja nuk lëviz

-keni enjtje tê fytyrës dhe duarve

-keni mjegullim të të pamurit

-keni dhimbje të forta të lukthit

-keni kokëdhimbje

-konvulzione

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat