3 shpëlarës natyralë për sekrecionet vaginale, do t’ju shpëtojnë jetën

Këshilla mjekësore

3 shpëlarës natyralë për sekrecionet vaginale, do t’ju shpëtojnë jetën

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 20:04
Ilustrim

Nëse keni kruarje dhe bezdi nga sekrecionet vaginale, mos i neglizhoni problemet që shkaktojnë. Përdorni 3 shpëlarësit e mëposhtëm natyralë, do t’ju shpëtojnë jetën. Ja cilët janë ata dhe si t’i përdorni:

Kamomili:
Metoda që kanë përdorur gjyshet dhe mamatë tona është ajo që nuk gabon asnjëherë. Zieni lulet e kamomilit dhe lëngun e përftuar përdoreni për shpëlarje vaginale, në rastet e sekrecioneve të bardha ose me erë të keqe, shkruan “Shije”. Vendosni për 5 – 10 minuta një lugë të madhe me lule të kamomilit në një litër ujë të nxehtë, por jo të zierë. Pastaj filtroheni dhe përdoreni derisa të largohen problemet.

Lëkura e ahut:
Shtoni 4 lugë të mëdha nga lëkura e bluar e ahut në 1 litër ujë dhe lëreni të vlojë për 15 minuta. Pastaj përdoreni të vakët për shpëlarje vaginale.

Gjethet e arrës:

Merrni një dorë nga gjethet e arrës dhe hidhini në 1 litër ujë të zierë. Lëreni për 10 minuta. Kullojeni nga papastërtitë dhe pastaj përdoreni për shpëlarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat