Kushtetuesja shfuqizon nenin diskriminues të ligjit për Kryqin e Kuq

Kosova

Kushtetuesja shfuqizon nenin diskriminues të ligjit për Kryqin e Kuq

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:55
Foto

Përmes këtij neni, vetëm kompanitë e sigurimeve në Kosovës kanë qenë të obliguara që nga 1 për qind e primit nga shitja e Policave të Sigurimit të ndajnë për Kryqin e Kuq.

Duke e konsideruar si diskriminues, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës  Sami Mazreku, duke gjetur praktika të njëjta si në Kosovë, ka adresuar ankesat tek institucionet e vendit, e ku Kushtetuesja ka shpallur në tërësi të pranueshme kërkesën, duke e shpallur nenin në fjalë të pavlefshëm.

Në vendimin e gjykatës, i cili sot iu është dërguar drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të  Kosovës thuhet se gjykata vendos ta shpallë paragrafin 1.7 të nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 (Barazia para ligjit), nenin 119 (Parimet e Përgjithshme) si dhe nenin 46 (Mbrojtja e Pronës) të Kushtetutës.

Më tutje në nenin 3 thuhet se gjykata vendos në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës që paragrafi 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës është i pavlefshëm nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi.

Drejtori Mazreku thotë se më në fund po korrigjohet një padrejtësi dhe një diskriminim.

“Ligji për Kryqin e Kuq të Kosovës është identik me atë të shtetit të Kroacisë. Falë një angazhimi të madh unë iu kam ofruar dëshmi të bollshme se një praktikë e tillë kohë më parë është cilësuar si antikushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kroacisë.  Nga sot përfundimisht kompanitë e sigurimeve do të trajtohen njëjtë si gjithë kompanitë tjera që operojnë në Kosovë”, ka thënë drejtori Mazreku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat