Kur do të ndërpritet mësimi paralel në shkollat e Gorës së Sharrit?

Kosova

Kur do të ndërpritet mësimi paralel në shkollat e Gorës së Sharrit?

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Beogradi, përmes misionarëve goranë, monitoron arsimin goran në komunën e Sharr.

Të gjithë faktorët relevantë, vendorë e ndërkombëtarë, e kanë të qartë se shkollat e minoritetit goran nuk janë të integruara në sistemin unik shkollor të Kosovës, por deri tani asgjë konkrete nuk është ndërmarrë ndaj një paralelizmi të tillë.

Se Serbia ende nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga shkollat e minoritetit goran, në komunën e Sharrit, kjo veç është e njohur mirë nga të gjithë. Këtë e dinë mirë edhe kompetentët e arsimit në Kosovë dhe të gjithë faktorët vendorë e ndërkombëtarë. Dhe të gjithë këta e kanë të qartë se mësimdhënësit goranë, pos pagave të Kosovës, marrin edhe paga të majme nga Beogradi.

Çuditërisht, deri më tani askush nuk ka ndërmarrë diç konkrete në tejkalimin e këtij paralelizmi legal në shkollat e këtij minoriteti. Me gjasë, një paralelizëm i tillë, duke e shfrytëzuar komoditetin e kompetentëve vendorë e ndërkombëtarë, vazhdon edhe më tej, madje edhe çdo ditë forcohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat