Dy ditët në vijim, mot me vranësira dhe shi

Kosova

Dy ditët në vijim, mot me vranësira dhe shi

Më: 6 mars 2020 Në ora: 07:55
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik dhe në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës së premte do të shoqërohen me shi.

IHK njofton se për shkak të fuqizimit të masave të ajrit, shi me intensitet më të lartë pritet të shtunën.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat