Këto janë shtatë komunat e Kosovës që janë futur në karantinë

Kosova

Këto janë shtatë komunat e Kosovës që janë futur në karantinë

Më: 11 prill 2020 Në ora: 22:46

Në Republikën e Kosovës aktualisht janë konfirmuar 283 raste me korona virus, 58 prej të cilëve janë shëruar dhe 7 kanë vdekur. Nga 38 komuna në Kosovë, 26 janë prekur me koronavirus e shtatë nga to aktualisht janë në karantinë.

Komuna që më së shumti është prekur nga virsui Covid-19 është Malisheva, e cila kryeson me 65 rate të konfirmuara deri tash.

Pas saj vijnë, Prishtina me 46 raste të konfirmuara, Mitrovica e Veriut me 22, Vushtrria me 21, Ferizaj me 20.

Nga 38 komuna sa ka gjithsej Kosova, 25 prej tyre janë konfirmuar se prekur nga koronavirusi.

Shtatë nga këto komuna janë futur në karantinë, masë parandaluese kjo e cila ende nuk është shfuqizuar nga asnjë komunë.

Komunat të cilat futur në karantinë janë: Prishtina, Ferizaj, Malisheva, Klina, Vitia, Zveçani dhe Mitrovica e Veriut.

Këtë mbrëmje është raportuar se njëzet raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Prishtinë. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që kryeqyteti i Kosovës të futet në karantinë.

“Nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, për SARS-Cov-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive në Prishtinë”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat