Ndodhë edhe kjo në Kosovë: Dy javë pas vdekjes, futet në listën e të shëruarve - Bota Sot
Ndodhë edhe kjo në Kosovë: Dy javë pas vdekjes, futet në listën e të shëruarve

Kosova

Ndodhë edhe kjo në Kosovë: Dy javë pas vdekjes, futet në listën e të shëruarve

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 20:53
QKUK, 5 korrik, 2020.

Një 60 vjeçar nga Rahoveci, i cili ishte pacient i dializës në Spitalin e Prizrenit, ku pati shumë të infektuar e kishte bërë një test për Covid-19 një ditë para vdekjes.

E dy ditë më vonë, kur më nuk ishte gjallë, doli se ishte pozitiv me koronavirus.

Por me kaq nuk u mbyll rasti i tij.

Dy javë më vonë, komunës ku banonte i ndjeri iu dërgua edhe emri i tij si i shëruar, bashkë me emrat e qytetarëve tjerë rahovecas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat