Schwendiman kërkon lëndët krimit të organizuar dhe korrupsionit?

Kosova

Schwendiman kërkon lëndët krimit të organizuar dhe korrupsionit?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 8 nëntor 2016 Në ora: 17:04
Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman

Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman, ka takuar të hënën, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.  Zyrtarisht, u tha, se  dy kryeprokurorët diskutuan për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Por, realisht, ka zëra se  Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i ka kërkuar Lumezit informacione rreth lëndëve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, lëndë këto që për drejtësinë vendore, kanë qenë të paprekshme. Më herët, një burim nga Prokuroria e Shtetit, pati konfirmuar, se Gjykta Speciale, do të merret me rastet e rënda, të cilat prokurorët e Kosovës, nuk kanë guxuar t’i shqyrtojnë. “Gjykata Speciale është e orientuar tjetërkund.

Ajo do të na ndihmojë shumë, pasi do të pastrojë shumë institucione, gjithashtu do të jetë e dobishme për ne. Duhet të bëhen hetimet ndaj miliarderëve, ku kanë qenë dhe ku janë tani, si kanë ardhur deri këtu. 

U mbytën sa emra lakohen dhe sa kompani lakohen e ne s’jemi askund.  Gjykata Speciale, nuk është vetëm për krime lufte , por do të përfshijë edhe krime të tjera. Atje do shkojnë krimet ekonomike, korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Vendorët e kanë patur problem të akuzojnë për shkak të rrethanave”, ka thënë më herët i njëjti burim. Sipas këtij të fundit, lëndët e krimeve të luftës  do t’i lihen Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi Gjykata Speciale do të merret më korrupsion dhe krimin e organizuar në nivel të lartë dhe  gjithnjë sipas të njëjtit, burim, Gjykata Speciale  do të jetë shpresë për drejtësinë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat