Mazreku: Qasja e Kosovës për në BE është shumë deklarative

Kosova

Mazreku: Qasja e Kosovës për në BE është shumë deklarative

Më: 9 maj 2017 Në ora: 09:28
Avni Mazreku

Në vendin tonë me aktivitete të ndryshme sot do të shënohet 9 Maji, Dita e Evropës, madje te në është e shënuar në kalendarë si ditë feste.

Për të folur për “Ditën e Evropës”, 9 Maji, i ftuar në televizionin publik ishte Avni Mazreku, njohës i çështjes së Integrimeve Evropiane.

Sipas tij, është vullneti ynë pro evropian ka bërë që të mbajmë ditë pushimi.

Ai tha se është i dëshpëruar me qasjen e Kosovës për integrimin në BE, kur dihet se janë edhe 5 shtete që ende nuk e kanë njohur vendin tonë. Ai tha se është normale që me prit një vendim jo të mirë nga ana e BE-së. Pra sipas tij, qasja e Kosovës për në BE është shumë deklarative.

Mazreku tha se duhet ta dimë një gjë që te ne ende funksionon rezoluta 1244 dhe tregoi se demarkacioni nuk ka lidhje me liberalizimin e vizave. Ai shpjegoi edhe mënyrën se si duhet arritur ta fitojmë procesin e liberalizimit të vizave.

Sa i përket kësaj dite me zgjedhjet në Francë ai tha se është optimist se BE do të vazhdojë përpara, kur dihet sipas tij, se BE është projekti më i madh në botë, por baza është arritja e paqës nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik.

Sipas tij, a është e mjaftueshme vetëm bashkkëpunimi ekonomik, jo, por sipas tij kolapsi i BE-së është larg, sepse duhet paqe në Evropë dhe pa paqe në Evropë nuk do të mund të ketë paqe as në botë.

Idea e Evropës së Bashkume sipas tij, ka qenë që të ndalen luftërat dhe të ketë bashkëpunim mes shteteve të ndryshme, kështuqë BE çdo herë duhet të ecë, sepse nëse nuk ecën ajo kolapson, por nganjëherë ecën më shpejtë, nganjëherë më ngadal.

Ai tha se ende nuk jemi të bindur që BREXIT do të ndodh, kur dihet sipas tij, që kjo çështje më tepër është bërë për çështje elektorale, sesa për të ndodhur saktësisht, kur dihet që Britania ka ulur shumë tensionet që nga hyrja në BE.

Mazreku tha se është i bindur që do të gjindet një aranzhman që Britania të mos largohet nga BE, por që të ketë një zgjidhje për të, kur dihet se kjo e fundit ka qenë e integruar në çështje politike, juridike e ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat